• |
ide | kryesore

Oferta e paprecedentë e Fiorentinës: “Hiqni emrin e Vlahovic nga fanellat për 20 euro”

-Instant, Sport



Nga një numër 9 në një tjetër, Fiorentina harron Dusan Vlahovic dhe pret Arthur Cabral. Po fanellat e blera nga tifozët me emrin e sulmuesit serb që iu bashkua Juventusit? ‘Armikun’ askush nuk dëshiron ta mbajë në shtëpi e kështu një iniciativë e paprecedentë ka nisur në dyqanet zyrtare viola pranë stadiumit Franchi: për 20 euro emri i Vlahovicit mund të hiqet nga fanella dhe të zëvendësohet me atë të Cabral, duke lënë të paprekur numrin 9. Një mënyrë për të fshirë të shkuarën dhe për të parë të tashmen, mbi të gjitha për ata që së fundmi kishin blerë fanellën e serbit, ndoshta për Krishtlindje.

Tashmë ka nga ata që iu drejtuan menjëherë Fiorentina Store, siç shkruan Repubblica Firenze: të parët që lëvizën ishin fëmijët, por ndonjëherë ishin edhe prindërit ata që shtynë për këtë zgjidhje, me zhgënjimin e madh për një kampion që iku dhe për të tentuar të kthejnë faqen dhe të shohin përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *