• |
ide | kryesore

Reshje bore në Korçë, probleme me energjinë në disa fshatra

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e borës kanë përfshirë prej orëve të para të mëngjesit qarkun e Korçës duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë deri më tani mësohet se trashësia e borës ka arrit nga 2-5 cm ndërsa temperaturat gjatë natës kanë qenë deri në -2 gradë.

Për shkak të trashësisë jo të madhe të borës vijon normalisht me goma dimërore qarkullimi i mjeteve në akset nacionale dhe turistike në Korçe-Erseke –Leskovik, Korçe –Voskopoje dhe Ķorçe – Dardhë.

Ndërkohë problem për shkak të motit të keq dhe me borë ka furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të thellë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *