• |
ide | kryesore

Sarri i tërbuar me Igli Taren për merkaton: tifozët e Lazios kërkojnë dorëheqjen e shqiptarit

-Instant, F1, Sport



Merkato dimërorore e Lazios i dhuroi Maurizio Sarrit vetëm Jovane Cabral, i blerë në orën 19.56 pas një dite me shumë “jo” të marra për përforcimin në sulm dhe depozitimin e kontratës së Dimitrijc Kamenoviçit, i cili mbërriti në verë dhe nuk ishte regjistruar kurrë më parë. Disi pak për trajnerin e bardhekaltërve që kishte kërkuar një mbrojtës të majtë, dy mesfushorë dhe një sulmues por që, mbi të gjitha, e ka vënë gjithmonë programimin përpara gjithçkaje.

Ndërsa tani duhet të shpresojë që sulmuesi i datëlindjes 1998, i ardhur nga Sporting i Lisbonës, të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me realitetin e Serie A, edhe pse do t’i duhet të luajë rolin e vështirë të zëvendësit të Immobiles, duke pasur parasysh largimin e Muriqit. Nuk erdhi Casale (që mbeti te Verona), a as Ricci (që përfundoi te Torino), ashtu si Vecino (që mbeti te Inter), lojtarë për të cilët Sarri besonte shumë për t’i dhënë substancë një skuadre që deri më tani ka pasur shumë ulje e ngritje.

E mbi të gjitha, duke punuar në këtë mënyrë, drejtuesit i kanë treguar Sarrit, i cilësuar si i tërbuar nga Il Messaggero, të mendojë në perspektivë duke dëgjuar kërkesat e tjera. Ndërsa tifozët bardhekaltër janë të zemëruar me Drejtorin Sportiv Tare, duke kërkuar dorëheqjen e tij, trajneri reflekton për atë që i kishte thënë tashmë klubit: ai dëshiron të dëgjohet në të ardhmen për merkaton ose rinovimi, gati prej kohësh e në tavolinë për t’u firmosur, nuk do të bëhet kurrë realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *