• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Ilir Metës/ Rifillon në orën 17:30 seanca në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej orës 10:00 të mëngjesit ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Por relatori i çështjes, Përparim Kalo i është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.

Përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve. Në këtë mënyrë rupa gjykuese vendosi ndërprerjen e seancës gjyqësore. Mësohet se seanca do të rifillojë në orën 17:30.

Më herët përfaqësuesit e Ilir Metës kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Përparim Kalo, Fiona Papajorgjit dhe Vitore Tushes nga trupi gjykues duke vene ne dyshim legjitimitetin e tyre. Kjo kërkesë e Kreut të Shtetit është hedhur poshtë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.



1 Comment

  1. Po ca lesh gjykate kushtetuese eshte kjo.
    Po nuk e pati berisha ne xhep, nuk quhet.
    Ore duhet te jemi te pa varur. Duhet te jemi sovran.
    Dhe sovran quhet vetem kur i ka ne dore te gjitha, sali ram berisha.
    Ju garantoj un ju.. Se revulucioni vazhdon. Me SHtepin e Liri Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *