• |
ide | kryesore

“Sjellje kriminale, që shkatërroi Barcelonën”: Dalin rezultatet e raportit mbi Bartomeun, prokuroria nis hetimin

-Instant, Sport



E bllokuar nga një krizë e paprecedentë financiare, drejtuesit e rinj të Barcelonës kanë nisur një seri të re kritikash ndaj atyre që i kanë paraprirë në krye të klubit, duke i akuzuar këta persona dhe mbi të gjitha ish-presidentin Josep Maria Bartomeu për “sjellje të rëndë kriminale”. E gjithë kjo në një raport, përmbajtjen e të cilit e ka ilustruar presidenti aktual Joan Laporta, përfundimet e të cilit çuan në hapjen e një hetimi gjyqësor.

“Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e drejtuesve të mëparshëm si të mirë apo të këqij”, tha avokati i klubit katalanas, Jaume Campaner, duke paraqitur rezultatet e këtij raporti mbi situatën financiare në konferencën për shtyp. Bëhet fjalë për të denoncuar te autoritetet kompetente një seri sjelljesh shumë të rënda kriminale. Nuk kam asnjë dyshim se operacionet e nxjerra në dritë nga ky procesverbal hyjnë në sferën e ligjit penal”.

Ky raport, i prodhuar nga një kompani e specializuar, u kërkua nga Laporta, i cili u rikthye në krye të Barçës në mars të 2021, me synimin për të hedhur dritë mbi parregullsitë e mundshme të kryera nga Bartomeu. Sipas Laportës, “faktet e nxjerra në dritë nga ky verifikim janë të padiskutueshme, veçanërisht ka pagesa pa arsye ose të tjera që janë të rreme, dhe të tjera që janë pak të thuhet në disproporcion. Aksionerët kanë të drejtë të dinë faktet që e kanë çuar klubin drejt rrënimit. Kushdo që qëndron pas disa operacioneve do të duhet të përgjigjet për to, ne nuk duam të jemi bashkëpunëtorë”.

Ky raport, përmbajtja e të cilit është zbardhur vetëm pjesërisht, ka bërë që klubi që të mërkurën e kaluar të bëjë një denoncim ndaj ish-drejtuesve dhe pasojë ishte hapja e një hetimi paraprak nga prokuroria e Barcelonës. “Klubi duhej të mbronte interesat e tij”, tha avokati Campaner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *