• |
ide | kryesore

Vendoset kush do jetë kandidati i PS për bashkinë e Lushnjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Socialiste ka zgjedhur Eriselda Sefën kandidate për kryetare në bashkinë e Lushnjës. Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar e bashkisë së Lushnjës pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe.


Emri i fundit nga lista e kandidatëve të PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ishte paralajmëruar të deklarohej sot, pasi të premten u publikuan emrat e 5 kandidatëve të tjerë.


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i qarkut të Fierit deklaroi më 28 janar se kishte disa propozime, mes tyre dhe Eriselda Sefa, por që do i nënshtroheshin një procesi konsultativ.

Eriselda Sefa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.