• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet në Kosovë burri i ish-ministres shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai është bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të arsimit Besa Shahini.

Policia në njoftimin tha se përveç Molliqajt, është arrestuar edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mexhuanin. Të dy këta persona akuzohen se kanë sulmuar një zyrtar policor ditën e protestës që organizoi PSD-ja kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj u arrestua në oborrin e Televizionit T7, pak para se të jepte një intervistë në këtë TV. Molliqaj u shpall në kërkim për shkak të “shuplakës” që i dha një polici gjatë protestës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *