• |
ide | kryesore

Vijon bora në Korçë/ Trashësia deri në 35 cm, Dardha kalohet vetëm me zinxhirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Trashësia ka arritur nga 15 deri më 35 cm. Sipas informacioneve në rrugën e Dardhës e gjithashtu në Qafën e Qarrit mjetet rekomandohen me pajisje dimërore.

Në këto rrugë probleme kanë sjellë vetëm ato mjete që nuk kanë qene të pajisura me goma dimërore. Ndërkohë kanë zbritur në terren 15 borëpastruese të cilat po punojnë për pastrim dhe kriposje.

Aktualisht dëbora vijon të jetë ende prezente, rreshjet në qytet me intensitet të ulët. Nderkohe akset nacionale janë të gjitha ta hapura. Jane regjistruar edhe aksidente rrugore pa pasoja vetem me deme materiale per shkak te motit te keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *