Koalicioni i përbërë nga Komisioni i Rithemelimit, LSI-në dhe parti të tjera opozitare që ende nuk kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen, pas emërtimit Shtëpia e Lirisë , tashmë kanë edhe logon e tyre.
Koalicioni bëhet në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Lushnjë dhe Dibër.
Logoja e shpërndarë paraqet emërtimin “Shtëpia e Lirisë” në pjesën e sipërme, dhe flamurin kombëtar në pjesën e poshtme. Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha, prezantoi në një konferencë kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme, dhe njoftoi që së shpejti do të bëjë një koalicion me disa parti, ku do të prezantojë edhe logon e re.
“Shtëpia e Lirisë”/ Logo e koalicionit Berisha-LSI si ajo e ‘Pepsit’