• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, regjistrohen në KQZ 11 parti

-Instant, Lajme, Të fundit
Oriela



Më 6 mars në vendin tonë do të zhvillohen dhe zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Ndërkaq kujtojmë se e hëna e 31 janarit ishte dhe afati i fundit për regjistrimin e partive në këto zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të martë ka bërë me dije se për zgjedhjet e 6 marsit ku do të votohet për kryetarët e 6 bashkive; Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, janë regjistruar 11 parti.

Gjithashtu në zgjedhjet për kryebashkiakët e 6 bashkive janë konfirmuar dhe koalicionet pjesshmarrëse, ku pjesë do të jetë LSI dhe disa parti të tjera të vogla që do të mbështesë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

  1. Partia Socialiste
  2. Partia Demokratike
  3. Levizja Socialiste per Integrim
  4. Levizja e Re
  5. Fryma e re Demokratike
  6. Partia Kristian Demokrate
  7. Partia Demokristiane
  8. Partia e Reformave Demokratike
  9. Partia Bashkimi Demokrat
  10. Partia Balli Kombetar Demokrat
  11. Partia Levizja e Legalitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *