• |
ide | kryesore

10 milion të infektuar me Covid në Gjermani, rekord rastesh të reja ditore

-Instant, Lajme, Planet



Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid 208 498 raste të reja duke e çur në mbi 10 milion numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Shkak për një rekord të tillë të rasteve të reja ditore në Gjermani është bërë përhapja e Omicron.

Ndërkohë si pasojë e infektimeve, në orët e fundit rreth 196 persona kanë përfunduar me komplikacione me Covid, me të cilat numri total i të vdekurve nga sëmundja ka shkuar në 118.170.

Ministri i Shëndetësisë Carl Lauterbach vlerëson se vala e pandemisë e shkaktuar nga Omicron do të arrijë kulmin në mes të shkurtit dhe do të shkaktojë 400,000 raste të reja në një ditë para se të fillojnë të bien.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *