• |
ide | kryesore

34-vjeçari tenton ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit, rëndë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”.

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi me inicialet R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *