• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan-Cërrik, pasagjerët dërgohen me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku si pasojë janë plagosur dy pasagjerë. Mësohet se rreth orës 09:45, një automjet tip “Reno” me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.

Raportohet se shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *