• |
ide | kryesore

Barcelona insiston me blindime: e mori Aubamenyang falas, i vendos klauzolë prej 100 milionë

-Instant, Sport



Pierre-Emerick Aubameyang rinis nga Barcelona. Klubi katalanas ka njoftuar në faqen e tij zyrtare blerjen e sulmuesit franko-gabonez të datëlindjes 1989. 32 vjecari, ish-lojtar i Borussia Dortmund, pasi ndërpreu kontratën me Arsenal në ditën e fundit të merkatos, nënshkroi me blaugranat deri në qershor 2025, me një opsion për të ndërprerë marrëveshjen në fillim të qershorit 2023 dhe një klauzolë për zgjidhjen e kontratës prej 100 milionë euro.

Sulmuesi 32-vjeçar, uli shumë pagën në krahasim me atë që merrte te Arsenal në mënyrë që Barça të ishte në gjendje ta regjistronte. Kështu, ai mund të debutojë të dielën në shtëpi kundër Atletico Madrid. Aubameyang do të prezantohet të enjten ose të premten në Camp Nou, së bashku me nënshkrimin tjetër Adama Traoré. Qendërsulmuesi tashmë është stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj këtë të martë në Sant Joan Despí, ku nënshkroi kontratën, pas vizitave mjekësore në spitalin e Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *