• |
ide | kryesore

Basha ironi: Sulmi barbar i Berishës që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha-Berisha_Meta.jpg



Sipas Lulzim Bashës, sulmi “barbar” i Berishës kundër demokrateve u bë për t’i dorëzuar partinë Ilir Metës.

Sipas Bashës mes PD-së nuk ka zot.

“Nuk ka Zot mes nesh. Askush nuk mund ti vihet tjetrit, dinjitetit të tjetrit. Askush nuk mund të gllabërojë pronën, nderin, mundësinë, dinjitetin”-  tha Basha gjatë një takimi me strukturat e degës 14 në Tiranë.

“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Se kështu i bie! Apo jo?!

Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Nuk e di, a e shpreh apo jo dhe mënyrën se si ndiheni dhe ju. Kjo betejë nuk na përkul! Asnjë hap pas nuk hedhim! Nuk mund te themi;” zgjedhim të ardhmen”, e të sprapsemi! Jo! Ditë për ditë nga një hap përpara! Ditë për ditë me më shumë shqiptare e shqiptare ne krahun tonë! Çfarë duan shqiptarët?! Duan ndryshim! Çfarë është ndryshimi?! Nuk është ndryshim karrigesh! Nuk është ndryshim fytyrash! Dua një ndryshim, i cili, njësoj si para 32 vjetësh, është një ndryshim i thellë, jo vetëm politik, por kulturor. Nuk duan më kultin e individit! Zoti na bën të gjithë të barabartë. Të gjithë jemi të barabartë përpara Zotit. Sigurisht na jep mundësi e fakultete të ndryshme, dhe pastaj secili, në jetën tonë, në përgjegjësinë e vet, i zhvillon ato, por duhet të ketë mundësi ti zhvillojë. Nuk ka Zot mes nesh. Askush nuk mund ti vihet tjetrit, dinjitetit të tjetrit. Askush nuk mund të gllabërojë pronën, nderin, mundësinë, dinjitetin. E që të jemi të tillë, duhet në radhë të parë që, ajo, instrumenti i shërbimit ndaj njerëzve në tokë, që është politika, ta ketë këtë fytyrë njerëzore, ta ketë këtë tipar njerëzor, që e ka humbur”, theksoi Lulzim Basha.



6 Comments

    1. Qe te te quaj barbar nje qe han e leh ne vathen e vandaleve eshte me shume se injobile, eshte metode komuniste e diktatures, te cilet si ne te gjitha fushat e motivet qe nuk ju intersojne zbrazin te gjithe arsenalin e fjaleve me ekstreme sepse siç nuk rrespektojne asgje, normale qe nuk rrepektojne as fjalen, por e perdhosin vend e pa vend, si te perdhunuar qe jane….

  1. Basha eshte komplet ne te drejten e tij te tallet dhe ta shfrytezoje deshtimin e Berishes per t’i marre seline dhe vulen, sado arbitrare te duket sjellja e tij. Basha e beri seline dhe vulen te shenjte, Berisha e pranoi shenjterine e tyre, tentoi t’i marri dhe ne syte tane deshtoi me turp. A ka rikuperim pas kesaj? Ka, por pasojat duhen vuajtur, qofte edhe ne formen e talljes dhe poshterimit nga personazhi me qesharak i politikes shqiptare.

  2. Ja dhe ” intelektualet” e “shtepise se lirise” ne autokritik🤣🤣🤣🤣 edhe bar do ham dhe partine e sales do ta mbajme ne kembe.

    Kujdes o “demokrate” se guralecet qe do t’ju vendos like floriri per te thyer koken, as nuk krahasohen me ato te 2 metroshit.

    Te bjesh ne doren e likes o sal ” gjigandi” ti qofsh dhe bashke me keta patronazhitet e tu.

  3. 1. Sa tu root pasuria ne OPOZITE???????

    2. Mos u bere Kryetar Bashkije me vital e LSI????

    3. Sa here ke bere KUCKEN e Rilindjes?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *