• |
ide | kryesore

Escobar: Të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, SHBA mbështet fuqishëm Kosovën

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Miroslav Lajçak këtë të mërkurë kanë përfunduar vizitën e tyre dy ditore në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat Escobar e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Kosovë së bashku me Lajçak. Ndër të tjera përfaqësuesi amerikan është shprehur se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë , kanë zhvilluar takime të suksesshme me udhëheqësit kyç .

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira.

Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë  Escobar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, është shprehur ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *