• |
ide | kryesore

FOTO/ Monika LIVE në TV, por Meta zgjedh të shohë ndeshjen

-Instant, Arkiva, Pikante



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dha një intervistë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, por bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta duket se nuk e ka ndjekur.

Gjatë kohës që po transmetohej intervista, Meta ka shpërndarë foto në rrjetet sociale i veshur me uniformë duke ndjekur me telefon ndeshjen Celtic kundër Rangers.

Dihet që Celtic është skuadra e preferuar e Metës dhe me fitoren 3-0 në derbin ndaj Rangers, te luajtur ne stadiumin “Paradise” te Glasgou ngjitet në vendin e parë në Kampionatin skocez, duke lumturuar kështu edhe kreun e shtetit.

“Në çdo sekondë isha sot me zemër në Paradise. Një fitore e mrekullueshme që na rikthen në vend të 1-rë, aty ku e meritojmë të jemi. SuperDerbi! Emocione të forta! Jeni më të mirët,” – shkruan Meta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *