• |
ide | kryesore

Futbollisti i Lacios rrezikon jetën për një Rolex: kërcënohet me pistoletë e grabitet në rrugë

-Instant, Sport



Momente terrori për Toma Basic në Romë. Mesfushorit të Lazios i është grabitur Rolexi i artë që mbante në dorë teksa ishte në zonën e Pariolit. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:30. Futbollistit i është afruar në rrugë një keqbërës, i cili e ka kërcënuar me armë duke e detyruar t’i dorëzojë menjëherë orën e çmuar. Pas denoncimit të lojtarit, policia po heton për ngjarjen.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, mesfushori kroat u grabit pak para se të drekonte me shokët e tij në një restorant në atë zonë. Sapo doli nga makina, Basic u prit nga një burrë me fytyrë të mbuluar dhe me një pistoletë në dorë, i cili e kërcënoi se do ta vriste nëse nuk do t’i dorëzonte orën Rolex.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *