• |
ide | kryesore

Ishte duke ecur me biçikletë, vdes papritur i moshuari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën ‘Qemal Stafa’. Blutë bëjnë me dije se një 68-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë, ka humbur jetën. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Me datë 02.02.2022, rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”, duke lëvizur me biçikletë ka ndërruar jetë shtetasi L. B., 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *