• |
ide | kryesore

Krimi tronditës në Selanik, ky është shqiptari që ekzekutoi të riun grek (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është shqiptari i arrestuar për vrasjen e një 19-vjeçari në Greqi. Ngjarja ndodhi dje në Selanik, ndërsa 24-vjeçari shqiptar u arrestua sot, një ditë pas krimit.

Ngjarja tragjike erdhi pas një sherri banal mes tifozëve. Autoritetet greke e përshkruajnë autorin shqiptar si huligan, pasi masakroi me thikë për vdekje 19-vjeçarin.

Arrestimi i vrasësit të dyshuar, një akt tmerri që ka tronditur gjithë Greqinë, ndodhi në një moment kur familja e 19-vjeçarit fatkeq i jepte lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *