• |
ide | kryesore

Kryemadhi nxjerr SMS-të për Bashën kundër Gaz Bardhit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se ishte ai që e përçau opozitën duke çuar më pas në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend “topi është në fushën e Luli Bashës”. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim.

Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina” – tha kryemadhi në emisionin “Opinion” që më pas nxorri SMS-të që i dërgonte Bashës në fushatë kundër Gazmend Bardhit.

“Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë” – lexoi Kryemadhi SMS-në që kishte marrë nga baza dhe që ia kishte përcjellë Bashës.

“Basha më mori në telefon; “E qartë, flas unë me Gazin!” – ishte përgjigjja e Bashës sipas kryetares së LSI-së. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ju ka ber rama lesh e li.
    Dhe me sa po shoh e po kuptoj. Aq mire jua ka ber sa ce te them. Shyqyr qe nuk beri pune vota qe ju dhash. Se ju qenkeni me te poshtrit se ai qe mendoja qe ishte me i poshtri.

  2. Gazmir Bardhi ka qenë në frontin më të rrezikshëm edhe për jetën e tij në Elbasan, ku i duhej të luftonte me grupet kriminale mafioze të lidhura me PS e LSI.

    Ligji i dekriminalizimit nuk pati evidentuar asnjë person të PD me të kaluar kriminale, po shumica e tyre ishin të PS e disa të LSI.
    Ishte LSI që nguli këmbë për të dalë si një opozitë e veçuar në zgjedhjet e fundit, gjë që i interesonte edhe Ramës.

    Është komentuar në mënyrë abuzive marëveshja e Bashës me Ramën për zgjedhjet e 2017 që në fakt ishte një kërkesë e e CDU gjermane dhe e DASH.
    Meta i bie gjoksit se paskej qenë ai që paska ndërhyrë tek përfaqësuesi i së djathtës gjermane, që të bëhej ajo marëveshje,kur ai pranoi të zgjidhej president me votat e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *