• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare po lidh Ndranghetën me kolumbianët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi ka ngritur alarmin mbi rrezikun që po paraqet krimi i organizuar shqiptar dhe ai italian. Në një intervistë për emisionin “Studio Aperto Mag” që u transmetua mbrëmjen e së mërkurës në “Italia Uno”, Rossi thekson se krimi i organizuar shqiptar që vepron në Itali është i ngjashëm me grupin mafioz “Ndraghetta”. Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori ka përmendur edhe mafian shqiptare dhe ndërlidhjen e saj me italianët.

“Këtu ka një emergjencë kombëtare krimi i organizuar shumë i ngjashëm me ‘Ndrangheta’, por që është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka ‘inteligjencën’ e mafies së biznesit”, shprehet kryeprokurori Rossi. Ndërsa më pas është ndalur për të shpjeguar lidhjet e mafias së Foggias dhe “Ndranghetës”.

Kemi disa prova. Për drogën punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për të sjellë kokainën. Marrëdhënia është shumë e fortë me shqiptarët. Duke qenë një mafia që ka investuar shumë, ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike si në Italinë e Veriut, Ballkanin dhe Kolumbinë. Për këtë kemi ndërtuar një urë bashkëpunimi me prokurorin e antimafias shqiptare,” – u shpreh ai.

Ai vë në dukje më tej mafia e Foggia-s, apo e quajtur “mafia e katërt” tashmë është e globalizuar në kuptimin që ka marrëdhënie shumë të fortë me krimin e organizuar shqiptar, ndërsa investojnë dhe për të ardhmen.

“Disa djem të bosëve të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta” – thotë Rossi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *