• |
ide | kryesore

Mesazhi i Metës: Elitat korruptohen kollaj e shantazhohen (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se Shqipëria nuk mund t’iu lihet në dorë elitave, pasi sipas tij, elitat mund të korruptohen kollaj.

Sipas Kreut të Shtetit, elitat mund të shantazhohen dhe të kthehen në kukulla të tjetërkujt, ndërsa vendi duhet të jetë i sovranit.

Mesazhi i Metës:

Shqipëria nuk mund t’u lihet në dorë elitave, sepse elitat mund të korruptohen kollaj!
Elitat mund të shantazhohen!
Elitat mund të kthehen në kukulla të tjetërkujt!
Vendi duhet të jetë i sovranit dhe sovrani është populli!
Ky është sovraniteti. 🇦🇱



2 Comments

  1. Adaptim shabllon i tropeve populiste qe qarkullojne ne perendim. Problemi eshte qe fjala elite eshte pothuajse e huaj ne komunikimin publik shqiptar. Shqiptaret nuk e mendojne qe ka elite, por thjesht fshatar qe kane mbushur xhepat ne nje kohe te shkurter apo qe kane dale ne televizor. Ne Shqiperi as shtresa e mesme e larte nuk ka akoma ndergjegje elite dhe as shtresa e mesme e ulet nuk i koncepton si te tille. Ceshte me e rendesishmja, ne ndryshim nga perendimi, nuk ka konflikt ideologjik mes shtresave sociale, madje duke qene se kufinjte jane fluide ne Shqiperi gjen solidaritet kompasion, apo koalicion ndershtresor, gje qe pothuaj nuk ndodh me ne perendim. Persa kohe dikotomia nuk eshte e plote dhe e qarte populizmi i stilit perendimore eshte i sforcuar. Orban, edhe pse ne situate te ngjashme, ja doli duke thirrur ne kauze anti-semitizmin e hershem te Hungarezeve dhe duke e misheruar ate tek figura e Sorosit. Ne Shqiperi do duhen pune shume e madhe qe te ngjise nje narrative e tille. Gjithashtu, po te degjosh ligjerimet, duket se shumica e shqiptareve jane te etur per elite. Ky eshte iluzion ne fakt, sepse duke njoft shqiptaret, dihet qe ne sekonden qe nje klase do te identifikohet si elite do behet e urryeshme ne syte e shumices dermmuese te tyre, por gjithsesi eshte iluzion qe ka fuqi te demtoje nje kauze te mundshme populiste.

  2. po mir e ke o Like floriri. Elitat korruptohen dhe e kemi par nga ty me ze e me figur. Gjithsesi, nqs shumica e popullit shqiptar nuk te do ty, pse nuk hap krahun e te respekosh vullnetin e shumices po na je qep si dhelpra pas boleve te dashet dhe na ke car karin duke vjedh 30 vjet rresht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *