• |
ide | kryesore

Policia arreston kundërshtarin e Albin Kurtit para se të hynte në studion e TV

Kryesore



Kreu i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, i njohur ndryshe si një nga kundërshtarët e mëdhenj të kryeministrit Kurti është arrestuar mbrëmjen e së martës, pak para se të hynte në studion e emisionit “Pressing” në T7, ku ishte i ftuar për të folur për protestën e javës së kaluar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.  Forca të mëdha policore u mblodhën në hapësirën e oborrit të T7. Sapo arriti, Molliqaj ai u rrethua nga policët. Ai debatoi për disa minuta me ta dhe u kërkoi fletarrestin.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, i njohur në tiranë edhe si bashlëshorti i ish ministres Besa Shahini u arrestua dhunshëm pa e marrë na dorë fletarrestin.

“Jo, jo pa e parë ftesën jo. Bjema ftesën”, dëgjohet Molliqaj i cili pastaj shoqërohet dhunshëm nga policët.

Pas arrestimit të Molliqajt, ka reaguar drejtori i T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki, i cili ka treguar se mbi 40 policë kanë rrethuar studion e emisionit Pressing ku edhe e arrestuan kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte i ftuar në debat.

Kerquki përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e ka kuptuar këtë spektakël të Policisë në oborrin e T7, pasi sipas PSD-së, Molliqaj ka qenë tërë ditën në zyrën e tij. “Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcën. Siç arritet me pa LIVE, mbi 40 police e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, te ftuarin e emisionit. Kjo eshte hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit”, ka shkruar Kerquki.

Ndërkaq sipas zyrtarëve të partisë së Molliqajt, Policia e Kosovës shkeli ligjin për arrestimin e tij, pasi sipas tyre, nuk kishte fletarrest dhe një i tillë po përpilohej pas arrestimit.

“Ftesat për intervistim, përkatësisht dorëzimi personal i tyre nga ana e Policisë së Kosovës nuk është realizuar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Privimi i dhunshëm nga liria i Dardanit përbën abuzim me pushtetin nga ana e të gjithë zingjirit përgjegjës brenda sistemit të drejtësisë. Arrestimi i tij është krejtësisht joproporcional dhe në shpërputhje me kushtet ligjore për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e PSD’së.

Nga PSD-ja thanë se Molliqaj ka qenë në zyrë gjatë gjithë kohës, por policia zgjodhi hapësirat e një televizioni për ta arrestuar.

“Ky arrestim ka mund të ngjajë sot në çdo kohë. Ai ka qenë në zyrë dhe nëpër takime të ndryshme në Prishtinë përgjatë këtyre dy ditëve. Mirëpo, arrestimi, pa fletarrest, u bë në hapësira të një televizioni. Tash, pasi që është arrestuar, po kuptojmë që urdhërarresti i policisë është duke u përpiluar”, njofton PSD.

Molliqaj ishte në kërkim nga dita e shtunë kur u mbajt protesta e thirrir nga PSD-së kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike pasi akuzohet se goditi në mënyrë të panevojshme me shpullë një polic.

E akuzuar se kishte vepruar pa mandat pas arrestimit të Molliqajt dhe dërgimit të tij në stacion policor, Policia e Kosovës publikoi një foto të fletëthirrjes, të cilën tha se ia ka dërguar Molliqajt.

Arrestimi i Molliqajt ngjalli reagimin e krerëve të partivë opozitare dhe analistëve.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se arrestimi i dhunshëm i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se çështja e arrestimit të Molliqajt është pak e çuditshme, pasi kauza e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës ishte e drejtë.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj.

Gazetari Berat Buzhala në një lidhje direkt në Pressing të T7 ka thënë se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur nga Policia e Kosovës.

Buzhala ka treguar se sot gjatë ditës ka ndenjur me Molliqajn në një nga kafenetë më të populluar në Prishtinë.

Ai tha se kur kanë dalë nga aty i kanë parë disa policë, madje edhe i kanë përshëndetur.

“Sot nejta me të, në kafe më të populluar në Prishtinë, ku kanë qenë 200-300 persona. Kur kemi dalë jashtë ka pasur policë gjithandej, na kanë pa, na kanë përshëndet. Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur Policia”, ka thënë Buzhala për T7.

Gazetari Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, arrestimin e Molliqajt e quajti të panevojshëm dhe e cilësoi si film të pushtetit.

Gjithashtu, Mushkolaj njoftoi se Molliqaj ka mbajtur konferencë publike për media në selinë e partinë e tij, e edhe është takuar me të në qytet.

“Dardani dje ka mbajtë konferencë publike për media në selinë e partisë. Sot e kam taku n’qytet. Policia nuk e arrestoi as dje, as sot ditën. E arrestoi sonte, para intervistës n’T7. E panevojshme të arrestohet nga dhjetëra pjesëtarë të njësisë speciale. I panevojshëm ky spektakël i policisë. Të panevojshëm këta filma të pushtetit”, ka shkruar Mushkolaj.

Bazuar në informacionet e GazetaExpress



5 Comments

  1. Tipike, film i vjeter ky.
    Te kuqte per pushtetin ne opozite premtojne nga luge floriri ne ultranacionalizem, lufte per mireqenie e shtet te se drejtes deri diten qe marrin karrigen dhe tregojne se kush jane..

  2. Ne fakt jane te dy pjese e te njejtes loje. Kontrollojme qeverisjen dhe opoziten e qeverisjes. Njesoj si Rama me Mjaftin apo Lali Eri me Arlind Qorrin…

  3. “Policia arreston kundërshtarin e Albin Kurtit”
    Që nga titulli i lajmit, kemi një shtrembërim të ngjarjes,
    Është po i njejti shtrembërim që u bë për ndërhyrjen me vonesë “të policisë së Ramës” , për shpërndarjen me gaz lotësjellës të protestës së dhunëshme organizuar nga Berisha në selinë e PD.
    Policia nuk është as e Ramës e as e Albinit po është një polici e shtetit.
    Në çdo vend të botës demokratike, nëse dikush, kushdo qoftë ai, godet me dhunë një polic, ai arrestohet menjëherë pa qenë nevoja e fletë arrestit,
    Në çdo vend demokratik të botës kur një grup protestuesish shpërthejnë me dhunë dyert e një institucioni shtetëror, e synojnë të hyjnë mbrenda për të larguar me dhunë kryetarin e një partie, policia e shtetit është e detyruar me ligj që të ndërhyjë për të evituar viktimat.
    Për këtë rast, nëse Shqipëria do të kishte një drejtësi profesionale e të pamvarur, duhej të jepte urdhër arresti për ndonjë drejtues policie që e kreu me shumë vonesë detyrën e tij për të ndërhyrë.
    Është komentuar me subjektivizëm politik pasoja e sulmit të dhunshëm të 21 janarit që la pas 4 viktima.
    Nëse do të kishim pasur një drejtësi profesionale, duhet të arrestoheshin organizatorët e asaj proteste që kishin deklaruar publikisht se do të përmbysim me dhunë pushtetin e Berishës edhe sikur të vriteshin mijra vetë.
    Po ashtu drejtësia duhej të ndëshkonte drejtuesit e policisë që nuk vepruan me vendosmëri për të shpërndarë apo arrestuar menjëherë protestuesit e dhunshëm që gjakosëm policinë në krye të detyrës e më keq akoma plagosën edhe kreun e Gardës kombëtare.
    Po në Shqipëri vazhdohet të vlerësohet ideja e revolucioneve të dhunëshme të modelit bollshevik, mendësi kjo e rrënjosur nga ideollogjia komuniste.

  4. Nese Molliqaj do kish te nje jeté si e Kurtit per 20 vite, ndoshta mund te quhej kundershtar i Kurtit, por nuk eshte vec nje kopje e shemtuara e ketij te fundit. Keta trimat pas bete jave nuk punojne per Kosoven. Koha tregon se per ke punojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *