• |
ide | kryesore

Rama s’ka më asnjë punë/ Ndryshon foton e profilit në Facebook (FOTO)

-Instant, Arkiva, Pikante



Mbrëmjen e kësaj të mërkure kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kishte më asnjë punë për të bërë dhe duhet të ketë qenë mjaft i ngeshëm në vilën e tij në Surrel. Mesa duket i kishte vënë në vijë të gjitha hallet e qeverisë dhe të shqiptarëve.

Duket se nuk e ka shqetësuar nafta dhe benzina që po kapin 200 lekë për litër, se në 24 orë pati 9 viktima dhe mbi 1100 raste të reja me covid, se inflacioni ka kaluar 3.7% për të mos folur më pas plagë të vjetra si aksidentet, korrupsioni, krimi, varfëria, etj.

… dhe më kryesorja, protesta nuk ka gjëkund.

Nuk i shkoi mendja as tek ata që janë në çadra 2 vjet pas tërmetit të 2019-ës në këto ditë të acarta dhe as për ata që kanë mbetur pa strehë nga fadromat e qeverisë te “5 maji” në Tiranë.

Mbrëmjen e së mërkurës Rama ishte i qetë. Opozitën nuk e ka më nëpër këmbë për shkak të gjërave që dihen tashmë. Basha, Berisha dhe Meta janë duke u kacafytur me njëri – tjetrin.

Ç’mund të bënte kryeministri? Meqë nuk gjeti asnjë punë që të merrej, i hodhi një sy faqes së tij në Facebook dhe i gjeti vetes …një punë.

May be a closeup of one or more people and beard
Foto e vjetër e profilit të Ramës në Facebook

Meqë nuk dinte çfarë të shkruante, ndryshoi foton e profilit (duke vënë një tjetër me vështrimin në horizont dhe mjekrën “alla Ismail Qemal”).

May be an image of 1 person and beard
Foto e re e profilit të Ramës në Facebook

Në krye të faqes zgjodhi imazhin e rrugice në një pyll të mbuluar nga dëbora që duket se e bëri në Mynih në resortin Wildbad Kreuth të familjes mbretërore bavareze Wittelsbach gjatë vizitës së një jave më parë ku dha edhe një intervistë.

May be an image of snow, nature and tree

Kush kryeministër në Europë nuk do ëndërronte vendin e Edi Ramës në mandatin e tretë. ©LAPSI.al

Profili i ri i Ramës në Facebook



4 Comments

  1. Zogu shiti nje pjese te vogel afer pogradecit dhe pse ndertoi nje Shqiperi pro perendimore dhe ndertimet qe beri jane nga me te bukurat dhe te forta te kohes dhe populli e perzuri!!!Po ketij cfare duhet ti bejme????? thotë:

    Duket sikur thote une jam dhe nuk ka njeri tjeter si U N E dhe shume I lumtur qe tani Shqiperine e ka nxjere per shitje dhe te qenurit mbret e ka afer Me bilionat qe ka bere dhe me bilionat e “mikut te gruas pertej oqeanit Shqiperia eshte e blere “Tani ne na ngelet te themi te na rroje MBRETI!!!😤😤

  2. L I D E R I G l O B A l shume handsome !!!!!!E ka cuar ne nivelet me te larta SHqiperine!!!!”Te na rroje sa malet tona”

  3. Duket shume i lumtur sepse sapo ka percjelle ministren e Ekonomise “Ajo e lumtur on gjthmone Kryeministrin tone”

  4. Ai punon per te miren e popullit (ato qe thuen lart e poshte nuk jane te verteta” thotë:

    Duket shume i lumtur sepse sapo ka percjelle ministren e Ekonomise “Ajo e lumtur on gjthmone Kryeministrin tone”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *