• |
ide | kryesore

Reshjet e dëborës/ Lejohet lëvizja e kamionëve nga Kapshtica drejt Greqisë, ndalohet në Qafë Thanë

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka bërë me dije se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) nga pika kufitare e Kapshticës në drejtim të Greqisë. Ndërsa në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.

Një ditë më parë u njoftua se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë. Duke qenë se situata është më e qetë gjatë ditës së sotme, është lejuar lëvizja e komionave drejt Greqisë vetëm nga njëra pikë kufitare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *