• |
ide | kryesore

Rrëzohen dy shtylla të tensionit të lartë 110 kv në Laç, dyshohet e qëllimshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy shtylla të tensionit të lartë, 110 kv janë gjetur të rrëzuara në hyrje të qytetit të Laçit dhe një pjesë e konsiderueshme e zonës ndodhet pa energji. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një rast të qëllimshëm pasi njërës shtyllë nuk i janë gjetur vida. Një person është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Fillimisht është rrëzuar shtylla e parë e cila ndodhet brenda rrethimit të një shtëpie në hyrje të qytetit të Laçit dhe më pas është rrëzuar shtylla tjetër. Nga rrëzimi i këtyre dy shtyllave janë dëmtuar edhe linjat e tensionit të ulët dhe janë pa energji disa zona të Kurbinit.



1 Comment

  1. Si zakonisht ne prag te situatave politike te vendit guerrilet apo bandat e Saliut hidhen ne aksoinet e rradhes.
    LIRI-DEMOKRACI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *