• |
ide | kryesore

Strategjia e Metës për të delegjitimuar vendimin e Kushtetueses

Arkiva, Kryesore



Preesidenti i vendit, Ilir Meta me sa duket e ka humbur besimin se çështja e shkarkimit të tij do të jetë objekt i një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm nga Gjykata Kushtetuese. Strategjia e mbrojtësve të tij përpara se të merrej me thelbin e atij shkarkimit nga parlamenti, që vetë kreu i shtetit e ka quajtur “anti kushtetues dhe qesharak” ka konsistuar në deligjitimimin e trupës që do të merrte këtë vendim.

Para se të niseshin drejt procesit, Meta botoi një foto nga zyrat e presidencës me këshilltarin e tij, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.

Të dy ata, 25 minuta përpara se trupa gjykuese të paraqitej në sallë, depozituan në Kushtetuese një kërkesë paraprake në lidhje me juridiksionin e anëtarëve të kësaj Gjykate. Ata kërkonin përjashtimin e disa gjyqarëve të Kushtetueseses: ose se atyre iu kishte përfunduar mandati, ose se atyre që ishin në konflikt interesi me presidentin pasi ky i fundit ka kërkuar masa disiplinore ndaj tyre. “Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është në ushtrim të detyrës përtej mandatit, dy gjyqtarëve u është deklaruar përfundimi i mandatit më 2 maj dhe 8 prill 2022″ tha në seancë Dervishaj.

Një argument tjetër ishte se gjykimi i kësaj çështjeje po bëhet jashtë afateve kushtetuese dhe se koha e shqyrtimit të saj ka kaluar me disa muaj që nga qershori, kur me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, parlamenti mori vendimin për shkarkimin e presidentit për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën”.

Por, përpos vërejtjeve për trupin gjykues në pretendimet e presidencës ishte edhe ky votim i bërë nga parlamenti, sepse presidenti u shkarkua nga një kuvend që ishte “shkarkuar” edhe vetë për arsye se zgjedhjet e 25 prillit kishin prodhuar tashmë deputetët e tij. Sipas mbrojtësve të Metës, ky Kuvend i braktisur nga opozita jo vetëm e ndërmori votimin pas zgjedhjeve por ai si parlament i pa plotë (nuk plotësonte nurmin e 140 deputetëve) nuk qe legjitim për të shkarkuar kreun e shtetit. Për këtë parlament që votoi për ndërprerjen e mandatit, mbrojtësit e Metës thanë se Gjykata është në dijeni të një përplasjeje Kuvend-Presidencë dhe sulmeve që maxhoranca ka bërë në vazhdimësi ndaj kreut të shtetit. “Çështja e Teatrit Kombëtar, konflikti për emërimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, çështja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 dhe emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019”, ishin disa nga përplasjet e përmendura nga Dervishaj.

Natyrisht nuk pritej që Kushtetuesja ti miratonte kërkesat për deligjitimimin e saj. Pasi u tërhoq për të marrë vendim, Gjykata vendosi rrëzimin e dy kërkesave të Presidentit, pasi asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje dhe i vlerësoi pretendimet si të pabazuara. “Lidhur me pretendimin për qëndrimin tej afatit 9-vjeçar dhe për propozimin e emërimit në një detyrë tjetër, shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Lidhur me pretendimet për shortin, afatin dhe pezullimin e tij u vendos të vlerësohet se janë të pabazuara, pasi janë çështje të pavarësisë së institucionit të Gjykatës Kushtetuese”, tha kryetarja Vitore Tusha. 

Ndërsa për kërkesën lidhur me mungesën e ligjitimitetit të Kuvendit për shkarkimin, arsyetimi qe : Kjo kërkesë do bëhet pjesë e vlerësimit, analizës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjja do jetë në vendimin përfundimtar.

Gjykata vendosi që seanca e dëgjimit të pretendimeve të presidencës të vijojë të enjten. Për shkarkimin e presidentit duhen domosdoshmërisht pesë nga votat e shtatë anëtarëve që janë prezentë dhe vendimi duhet të shpallet jo më larg se një muaj nga mbarimi i procesit.

Por me sa duket Ilir Meta është ndërgjegjësuar se tashmë mazhoranca ia ka marrë numrat për ta fituar çështjen në Kushtetuese. Jo më kot ai ka lënë të kuptohet në disa intervista se drejtësia ndërkombëtare ka edhe instanca të tjera, e me sa duket për këtë strategjia e mbrojtjes së tij filloi me delegjitimimin kushteve dhe gjyqtarëve të këtij procesi që zhvillohet për të parën herë në Shqipëri. 

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Kjo nuk eshte strategji. Ky eshte puc kushtetues. Gjykata kushtetuese nuk i jep llogari Metes qe eshte dhe pal ne gjykim. Ky anadollak president e cop injoranti nga ana e ligjeve dhe istitucioneve po ben shkeljme me te renda nga cka ber dhe kjo thjesht qyhet “agresion ndaj gjykates kushtetuese”. Gjykata kushtetuese ka vec nje detyr: intepretimin e kushtetutes dhe nuk i jep llogari anjerit pasi eshte organi me i lart ligjzbatues. Nuk mund ti jap llogari asnje institucioni tjeter pasi eshte komplet e pavarur. Ketij karit duhet tja thot dikush keto gjera elementare qe te mos vazhdoj te behet me palaco se ceshte ber.

    1. Ai po pretendon qe gjyqtaret jane vete pale sepse jane ne konflikt interesi dhe kjo eshte gje qe duhet adresuar. Beteja e tij per te delegjitimuar Gjykaten Kushtetuese eshte akt politik me shume se personal dhe synon delegjitimimin e reformes ne drejtesi, kauza e tij kryesore ne Presidence dhe me siguri pasi te kaloje ne opozite. Sidoqofte, eshte akt me rrezik politik sepse mund t’i duhet t’i drejtohet prap neser per te ndalur aktet anti-kushtetuese te Rames.

      1. Jo mor zotni se nuk funksionon keshtu. Ne pergjithesi perdor argumenta te mira po ketu e ke gabim. Gjyqtaret e kushtetueses propozohen gjysma nga presidenti e gjysma nga kuvendi. Njeher qe emerohen, ata nuk i japin me llogari askujt, ata kan pergjegjesi vetem para kushtetutes dhe zotit. Mos i ngatarro me gjukatesit e ceshtjeve civile dhe penale. Eshte tjeter gje. Aty po, mund te ket konflikt interesi. Keta merren vetem me interpretimin e kushtetutes, kaq. Keshtu qe te jesh i sigurt se sulmi i Like floririt, ne cdo vend normal do quhej sulm i rend drejt gjykates kushtetuese dhe vetem per kete do shkarkohej direkte.

        1. Ai po thote qe jane ne konflikt interesi sepse ka vendos masa disiplinore ndaj tyre. Vete jurisprudenca e gjykates kushtetuese thote qe drejtesia jo vetem duhet te behet, por edhe te duket sikur po behet, pra mos krijoje ne asnje rast pershtypjen e paragjykimit edhe kur paragjykimi nuk ndodh (aspekti subjektiv ). Se per cfare masash disiplinore apo rrethanash flet Meta nuk e di, por ne pamje te pare duket shqetesim legjitim dhe qe duhej adresuar nese nuk eshte bere, sic e ka pratiken vete GJK kur vlereson gjykatat e tjera. Komenti im ishte thjesht ne parim sepse kam zero info fare per faktet konkrete

      2. Qe Like floriri dhe Saliu se kan dash kurr reformen ne drejtesi, kete e din gjith shqitaret. Po Shqiperia smund te ngel peng i dy hajdutae non-grata.

    1. Icik me shum se ty di. Shkollen e kam ber ne nje vend perendimor dhe i di mir keto pun. Ty mos te vij inat se je injorant, po pranoje si fillim, se ai eshte hapi i par per te cliruar mendjen dhe per te mesuar me shum. Te gjith jemi injorant ne fusha te ndryshme ska gje, eshte njerezore.

  2. VezirLiderGlobal i duhet me cdo kusht presidenca edhe sikur vetem per 3 dite, mjafotjne e teprojne per guvernatorin e Bankes, pjesen tjeter te Gjykates Kushtetuese e te larte si dhe vendet qe mund te kene ngelur bosh nga procedurat ne spak apo prokurori, mbas shkarkimit Lindita do jete perkohesisht ne vend te tij per te pakten 8 muaj deri ne votime dhe ne fund do veje Rucin me 71 vota.

    ps: Jo Luli, te ka genjyer, nuk do jete Rama president

    1. Po na genjejne kur thone qe nuk ka drejtesi ne Shqiperi E vetmja e keqe qenkan dy veta Saliu e Meta pale se ata kane celsat e kashtes Kur te ike Meta do hame me luge floriri Mjere ti o popull qe nuk vure mend asnjehere Ata qe harojne te shkuaren nuk deserve te tashmen

  3. Tragjikja dhe qesharakja e gjithe kesaj historie eshte qe vete Meta e beri Ramen kryeminister diten qe doli nga koalicioni me Berishen dhe I dha votat e duhura Rames per tu bere kryeminister.

    Pa vota e Metes ne 2013 Rama sot do ishte nje I humbur ne emigracion si Nano,

    Pastaj po socialistet e ben Meten qe kaq shume e shajne tani edhe kryetar kuvendi dhe President ,pra nuk e beri PD apo Berisha.

    Po ky Mete kur morri keto dy poste me te rendesishme nuk doli ndonje ambasade ta kundershtonte por tani qe Sorosi komandon edhe per ca kohe DASH ju vjen per embel qe Meta te largohet.

    Kjo ngjan me shume si histori TALEBANESH.

    Ne te gjithe kete histori Meta mban pergjegjesine qe na la peshqesh nje KM si ky qe kemi.

  4. si ed vrroma si lir mutsihonja jan qen te pabese,se te dy bejne pjese dhe kane dale nga partia e qelbesirave

  5. Sali Berisha duhet të shporret nga politika, kjo është pak por e sigurtë. Edhe që doktori po përpiqet ta marrë peng PD-në për hallet e familjes së tij edhe kjo dihet. Por që Basha të shitet si i pavarur, sikur s’ka gisht në gjithë zullumet e afro dy dekadave që në bashkëpunim me Berishën, kjo s’ka ndenjëse ku të rrijë.

  6. nuk do ta rregjistrojnë dikë që nuk është i rregjistruar dhe nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Ai është i lirë vetëm të jetë shërbëtor i Ilir Metës në këto zgjedhje. Bashkë kanë halle të ngjashme dhe rrugë të përbashkët. Por vështirë se Partia Demokratike mund të vazhdojë të shkojë për hallin e tij, pas Ilir Metës.

    Për hallin e Ilir Metës ka plot njerëz që në vite kanë ikur nga Berisha, por nuk njoh askënd tjetër që për hallin e Berishës të shkojë pas Ilir Metës. Përveç Sali Berishës, i cili është në hall.

    1. Ku je o taleban se dua te te shkerdhej mamane…ku je o pantallona grisur , o ti qe mbulon gruan deri ne sy se ke frike qe do ta shohin rruges. Jeni pjesa me e piset dhe e shemtuar e shqiperise

  7. shpesh Berisha përsërit në takime se për Bashën kishte rezerva prej vitesh, në fakt rezulton krejt e kundërta. Për zgjedhjet e 25 Prilit, Berisha jo vetëm që nuk i ka kërkuar dorqëheqjen kreut të PD-së, por i ka bërë avokatin në çdo studio.

    Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

  8. Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. Shantazhi ishte i qartë dhe serioz. Berisha e mori mesazhin, dhe për të shpëtuar Shkëlzenin dhe veten e tij nga zbulimi i një tjetër skandali të mundshëm, mbylli gojën. Marsi i vitit 2015 shënon edhe përplasjen e fundit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

  9. Nëse doni të kuptoni abuzimet mediatike me temën e Gjykatës kushtetuese, mjafton të ndiqni emisionin e mbrëmshëm të Eni Vasilit “Open”, për të kuptuar se si mund të masakrohet e drejta konstitucionale.
    .Vasili kishte thirrur 4 persona nga të cilët vetëm njeri ishte ekspert i të drejtës konstitucionale.
    Pilërisht këtij eksperti që duhej dëgjuar, as Vasili që drejtonte emisionin e as njëfarë Ndreca që e heq veten jurist e bën vetëm avokatin politik të Ramës, i njohuri gazetar italian Bolino, që ka 30 vite në Shqipëri e nuk ka arritur të mësojë gjuhën shqipe edhe ky në rolin e avokatit të Ramës, nuk e lanë të fliste fare duke e zhurmuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *