• |
ide | kryesore

Sulmet e Veliajt ndaj FSHF-së sjellin në Tiranë Ceferin: presidenti i UEFA-s vjen për zgjedhjet e finalen UECL

-Instant, F1, Sport



Qendrim apo jo në krah të FSHF-së dhe presidentit Armand Duka, në kulmin e përplasjeve mes Federatës dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj kjo mbetet për tu parë, por ardhja e Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin është një paralajmërim i fortë për politikën, të mbajë duart larg futbollit.

Tani është zyrtare e konfirmuar edhe nga FSHF: kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Ndonëse përflitej se Ceferin duhej të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur. Nuk dihet ende nëse Ceferin do të mbajë ose jo një qëndrim në kulmin e betejës përpara zgjedhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, e cila duket e tensionuar. Nga njëra anë flitet për manipulim të zgjedhjeve për Shoqatat Rajonale dhe nga tjetra flitet për një ndërhyrje të politikës në këtë proçes zgjedhor.



1 Comment

  1. nuk do ta rregjistrojnë dikë që nuk është i rregjistruar dhe nuk do të marrë pjesë në mbledhje. Ai është i lirë vetëm të jetë shërbëtor i Ilir Metës në këto zgjedhje. Bashkë kanë halle të ngjashme dhe rrugë të përbashkët. Por vështirë se Partia Demokratike mund të vazhdojë të shkojë për hallin e tij, pas Ilir Metës.

    Për hallin e Ilir Metës ka plot njerëz që në vite kanë ikur nga Berisha, por nuk njoh askënd tjetër që për hallin e Berishës të shkojë pas Ilir Metës. Përveç Sali Berishës, i cili është në hall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *