• |
ide | kryesore

Unaza e Madhe/ Protesta e banorëve të Paskuqanit, përplasen me policinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Paskuqanit kanë dalë sot në protestë, kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon shembjen e 100 banesave në këtë zonë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste, ndërsa janë përballur dhe me punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuat që ti largojnë.

“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes.

Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë.

I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thanë më herët banorët.

Banorët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme protesta e tyre do të zhvendoset përpara Kuvendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *