• |
ide | kryesore

Video/ Shishja kokës e këpucët ‘dhuratë’ për Jorgjin, i humbën meritën Egnatias

-Instant, Sport, Video



Skenat e incidentit të shëmtuar të sendeve të forta të hedhura kundër Enea Jorgjit në pushimin mes pjesëve u ndërtuan vetëm 40 sekonda pas startit të ndeshjes mes Egnatias e Dinamos, me kartonin e kuq për Krasniqin që u pasua nga goli brilant i Ibraimit nga goditja e dënimit, që vonoi vërtetë 6 minuta por ishte pjesë e aksionit të parë të ndeshjes. Kjo absolutisht për të justifikuar banalitetin agresiv të kujtdo që mendon se mund të shfryjë dufin e tij mbi arbitrin e një ndeshje futbolli, cilido qoftë motivi i tij, por për të evidentuar faktin e një arritje për record të rrogozhinasve të Zekerija Ramadanit, që në përfundim të një ndeshje të luajtur me një lojtar më pak e me një gol disavantazh nga fillimi, dolën me një pikë kundër një rivali direkt nëse marrim për bazë renditjen pas dy fazave të para.

Karakter, dëshirë, entuziazëm, Egnatia i tregoi të gjitha këto në një ndeshje që nisi në mënyrën më të keqe, por që arriti t’i nxjerrë më të mirën rrogozhinasve, ndoshta pa luajtur mirë, në këndvështrimin e teknikut kosovar, por efektive dhe në këtë pikë të sezonit, është e vetmja gjë që ka rëndësi. Komplimentet për skuadrën do ishin bërë në të gjitha rastet, edhe pse këtë herë janë njollosur nga agresiviteti i treguar që në fillim kundër Jorgjit. Në rregull, është e kuptueshme që nervat lëshojnë nëse ndëshkohen me karton të kuq në faullin e parë të ndeshjes, në aksionin e parë e në minutën e parë, por këpucët e hedhura, ndër shumë sende të tjera, ato cfarë tifozët në stadium patën fantazinë të përdorin, janë vetëm shprehje inferioriteti… e kundërta me atë që tregoi Egnatia në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *