• |
ide | kryesore

Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

-Instant, Arkiva, Kryesore



Edi Rama, të paktën sa për sy e faqe, e shitur Erion Veliajn në lidhje me konfliktin për FSHF-në. Nëse kryebashkiaku i Tiranës, natyrisht i urdhëruar nga shefi i tij u përbetua për pushtimin e ishullit të fundit të mbetur jashtë kontrollit, pas bisedës me Ramën, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka siguruar se ka marrë garancinë për mos ndërhyrjen e politikës në zgjedhjet e futbollit.

Lexo me tej:

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Rama vetë, në një status, u mjaftua të thotë se kishin rënë dakord me shefin e futbollit europian. Por se për çfarë ranë dakord mund të kuptohet nga ajo që tha në një intervistë për agjensinë “Associated Press”, Ceferin. Presidenti i UEFA-s shprehu shqetësimin për situatën e krijuar dhe për incidentet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor, duke theksuar se “futbolli duhet të vendosë për futbollin” dhe se nuk duhet kurrsesi të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.

Gjithashtu, Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë. Pra duket se kërcënimi i organizmit europian të futbollit për të hequr finalen në rast se shteti shqiptar vijon me budallallëkun dhe arrogancën tip Lali, ka pasur efekt. Mes kryeministrit dhe shefit të UEFA-s ka pasur një dakordësi për ndërprerjen e luftës dhe ruajtjen e finales.  “Takimi i sotëm s’mund të ishte më i mirë për qëllimin e përbashkët organizimin e finales” komentoi Rama. Dhe kushti k qartë që kjo të arrihet kuptohet lehtësisht nha fjalët e Ceferin: “Me Kryeministrin, ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt” tha ai.

Andi Bushati:Budallallëku i “Lalit”, si njollë për ambasadat dhe drejtësinë e re

Po a do ta justifikojë Rama besimin e shefit të UEFA? Askush nuk mund të vëra bast për këtë. Nën emrin e tij u aktivizua Veliaj, disa bashki socialiste, kontrollet tatimore, madje dhe organet e drejtësisë. Por një gjë është e sigurtë, edhe nëse kryeministri vazhdon të hedhë gurin e të fshehë dorën, duke pranuar qëndrimin “Politika s’ka punë të merret menfutbollin” ai ka bërë pluhur dhe hi gjithë sfondin propagandistik mbi të cilin Veliaj ngriti aksionin e tij të dhunshëm dhe ordiner.

©LAPSI.AL

 

 



9 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA,POLICIA E KAPI DUKE JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT-ZAGARI DO TE KALOJ NATEN NE BIRUCE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NGA PEZMI DHE URREJTJA DHE NGA FRUSTRIMI SEXUAL SONTE DO JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,MET VELIUT DHE KOL SALLAKU SKYPE

    1. Edi Rame Turku Erdogani shet Veliun???? Edi Rama, Sali Berisha, ilir Meta dhe Armando Duka me shoke jane të gjith bashke se pse jane të gjith hajdute dhe mafjoze dhe i bashkone i njejti halle për të shpetuare pasurite që kane vjedhure dhe për ti shpetuare burguti… Ket horra Turqe, Otomane ,Talibane, komunista dhe Lindore bën sikure luftone njeri tjetrin pornë të vertet jane 1💩💩💩

  2. Ceferin dhe Duka paskan “bole celuku” , Lali Eri na doli pa bole fare. Gallate rilindje, Rama e trajton Erjonin tamam si kelysh kurve.

  3. “Politika s’ka punë të merret me futbollin” vetem budallejte mendjne se eshte çeshtje futbolli, eshte lufte per bizneset e tyre, dhe ndarjen e fitimeve.

  4. Mafje e gjall gjithandej.mafja e ka blere kete vend ketu e 30 vjet perpara. Dhe pellazgjiket ndihen te lumturuar nga rrogat 250.000 lekshe qe nuk ju dalin as per qerat e shtepive te mafjozeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *