• |
ide | kryesore

Berisha: Shqipëria qendër e krimit të organizuar, Porti i Durrësit afera më e madhe korruptive

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar ka krijuar qendrën operacionale të organizatave të drogës. Berisha shtoi se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria për shkak të lidhjes me qeverinë.

“Sot diskutohet për votimin e një marrëveshje me Greqinë për luftën kundë rkrimit të organizuar. Me këtë rast dua të theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar është fund e krye një falsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar sipas raportit të DASH, e ka shndërruar në qendrën operacionale të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Nuk ka një vend të dytë më këtë fuqi të krimit si Shqipëria dhe kjo ka vetëm një arsye. Lidhjen me qeverinë. A nuk u faktua këtu lidhja e ministrit të Brendshëm me klanet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjen e kriminelëve në Ministri. Përgjegjësi tani u kthye në një detyrë të rëndësishme. Me urdhër të Edi Ramës. Tani 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve. A e dini pse.

 E dini kush e kontrollon portin e Durrësit. Nallbati i Xibrakës. Nallbati i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati i Edvin Ramës dhe Lulzim Pengut se e ka gjysmë kunat. Emari u zhduk. Nuk ka më lidhje me portin e Durrësit. Disa kompani në bashkëpunim të ngushë me Lul Bravën do investojnë aty. Unë do ju njoftoj ju se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë. Kjo që po them sot këtu është vetëm njëri kapitull. Fqinjët tanë kanë shqetësim të madh krimin në Shqipëri. Prokurori italian dje lexonte se mafia shqiptare është më e rrezikshme sot se Ndraghetta.

Drejtori i policisë dje i dërgoi dje një mesazh të gjatë ngushëllimi njërit prej xhelatëve të shqiptarëve. Duhet ta dini se gjatë diktaturës policia politike e Enver Hoxhës dhe policia e shtetit bënin garë se cila do çontë në pranga më shumë në përmbushjen e detyrave të partisë. Krimi më i shëmtuar është i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo ku janë”, u shpreh Berisha.



9 Comments

    1. Po, Saliu “kriminel” qe jua tregon krimet e hajdutlleqet sheshit e ne mes te parlamentit dhe asnjeri nuk e kundershton apo e con ne gjyq per ate qe thote.

      Dhe per avionet kacatorr me droge kur ju thoshte Berisha ne parlament ketu e 8 vjet me pare, jooooo , jane avione per sperkatje-thonin pidhrobshat e Rilindjes. Rezultoi qe Berisha kishte te drejte.

  1. Perse e nderuat reklamen me figuren e krijuar nga gjysmat e levozhgave te vezeve!?
    Jo per gje po i shkon shume per shtat Saliut si dhe vete kesaj gazete.

  2. komentuesite lulit se eshte aksioner qenkan frymezuar . saliun nuk e dua po ama thote te vertetat dhe i cerr masken te korruptuarve

  3. Duhet ta pranojme, t’i japim Cezarit ate qe I takon, Sali Berisha ne opozite shkelqen. I vetmi denuncias me ze dhe figure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *