• |
ide | kryesore

Djokovic takohet me presidentin Vucic, në Serbi e quajnë propagandë: “Ju falenderoj për mbështetjen”

-Instant, Sport



“Ngjarje e pafat”: në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, numri 1 i botës Novak Djokovic e përshkroi të tillë ndalimin dhe dëbimin e tij nga Australia për arsyen se nuk kishte përmbushur kërkesën e rrepta të vaksinimit. “Jam këtu për t’ju falënderuar për mbështetjen e madhe që më dhatë si President i Serbisë gjatë ngjarjeve fatkeqe në Australi”, ishin fjalët e Djokovic.” Edhe pse isha i vetëm në paraburgim dhe u përballa me shumë probleme dhe sfida, nuk ndihem vetëm. Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime, nga të gjithë njerëzit e afërt, nga i gjithë kombi serb”.

VERSIONI I DJOKOVIC – Tenisti numër 1 në botë nuk u fut në detaje dhe premtoi se do të jepte “versionin” e tij më vonë. Takimi i Djokovic me Vucic në fakt krijoi edhe kritika nga disa tifozë në vend. Kritikët thonë se Vucic e përdori ngjarjen për të rritur popullaritetin e tij përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në prill. Takimi u zhvillua një ditë pasi autoritetet serbe hodhën poshtë dyshimet e shprehura nga disa media perëndimore për vërtetësinë e testeve Covid të paraqitura nga Djokovic për hyrjen në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *