• |
ide | kryesore

Gigi Hadid tregon adresën sekrete në tik tok (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Gigi Hadid është si gjithë ne të tjerët: e fiksuar pas TikTok-ut në kohë të lirë! Supermodelja e pranoi vetë që ka një adresë sekrete që e përdor për t’u argëtuar, por nuk poston.

“Unë kam një adresë sekrete TikTok-u në të cilën nuk postoj dhe as nuk ndjek njeri. Më pëlqen të “përgjoj”, por ato që shoh tani janë video mamash me fëmijë. Pra gjithçka që ka të bëjë me prindërimin.”- u shpreh Gigi për InStyle. Përtej postimeve që lidhen me mëmësinë, adresën e fshehtë modelja e përdor edhe për t’u frymëzuar në lidhje me pastrimin e shtëpisë, organizimin apo për ide rinovimi për shtëpinë.

Thënë këtë, duket se Hadid sheh komplet gjëra ndryshe nga çfarë sheh ti në mbrëmje në TikTok.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *