• |
ide | kryesore

Iu prishën banesat, qytetarët para Ambasadës së SHBA dhe selisë së BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Banorët e zonës së 5 Majit, Shkozës, Paskuqanit dhe Laprakës, të cilëve i është shembur shtëpia dhe i rrezikohet t’u shemben në ditët në vijim kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe më pas tek selia e BE-së.


Ata kanë kërkuar nga Ambasadorja Yuri Kim që të angazhohet në problematikën e tyre. Qytetarët kanë kërkuar një zëri që t’u dhurohet nga një shtëpi, si dhe bënë thirrje që t’u pranohen vizat dhe të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Janë qindra banorë të Laprakës, 5 majit, Shkozës e me radhë që u merret prona. Kemi ardhur pranë Ambasadës së SHBA duke qenë se ambasadorja është e përfshirë në jetën politike të vendit. Ashtu siç je aktive në jetën politike, të jesh më e përfshirë sa i përket shkeljeve dhe shpërdorimit të detyrave që bëhet me emër të SHBA siç ndodhi në Unazën e Madhe, në zonën e Astirit.

Kërkojmë nga Ambasadorja Kim, që hartohet një ligj i posaçëm për pronat. Nuk po kërkojmë luks, thjesht të na njihet prona me ligj që nesër kur të na vijnë fadromat të marrim atë që na takon.

Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikanë në Shqipëri. Ashtu siç i trajton shteti juaj qytetarët. Kërkojmë të na njihet ligji e të themi që o sa mirë me qenë shqiptar. Duhet të themi për një ditë të vetme o sa mirë me qenë shqiptar. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë!”, tha një qytetar.

Një tjetër u shpreh:

“Mua më shembet shtëpia më datën 22. Unë kam një kërkesë, më jepni vizën dhe të largohem në Amerikë”.

Një nga qytetarët, kërkoi nga Ambasadorja Yuri Kim që t’i ndihmojë në këtë problematikë.

“Jemi drejtuar te Ambasada e SHBA në mënyrë apo me një tjetër ti kërkojmë ndihmë ambasadores meqenëse është aktive në politikën shqiptare të shohë se si proteston populli shqiptar. Kryeministri po na prish shtëpiat. I them ambasadores amerikane, që të aktivizohet edhe me këto përfitues që janë këtu. Zonja ambasadore e kemi dëgjuar peshkun e madh që ka thënë paraardhësi jot. Ku janë ata? Ne jemi qytetarët që paguajmë taksat, merr masa sepse këtu s’ka drejtësi dhe jepuni nga një shtëpi këtyre banorëve ose jepini viza këtyre qytetarëve që të shkojnë në SHBA. Ky është mesazhi”, u shpreh qytetari.

 


8 Comments

  1. Ça njerëzish për një gjë kaq të vogël hidhen përpjetë
    Ku do ta mbaj mendjen kryeministri me pare
    Të shtepite tuaja apo të gjeopolitika.
    Ai në 15 shkon në washington ka pune Të tjera ska hallin tuaj bota është në prag lufte.

  2. cojini andej nga kane ardh keta maloke te ndyre se erdhen ne Tirane dhe zaptuan tokat e te tjereve tani bejne dhe protesta

  3. Mos ja prishni gjumin kimetes se i prishet “bukuria” shemtires kineze. Futjani rames ne bythe se e di si dhiet ne breke apo jo..

    1. O gazi,ata nuk jane thjesht indiferente,ata qe mezi presin rastin te shajne njerezit e thjeshte dhe hallexhinj,jane derra te ndyre,nuk kane piken e humanizmit,as qe meritojne te quhen njerez.
      Gjithkush do shqetesohej kur degjon qe ne mes te nates i nxjerrin nga shtepia,ne ditet me te ftohta te dimrit,pa i lene te marrin as plaçkat e tyre,kujtimet e nje jete,asgje.
      Dhe keta te pa shpirt-et jo vetem qe nuk ndjejne meshire,jo vetem nuk u duket padrejtesi e madhe qe heret a vone,ne nje menyre a tjeter do u trokase ne dyert e tyre,por guxojne dhe shprehen qe “mire iu be ,te zhduken “etj. Keta jane shqiptaret,qofte dhe nje pjese e vogel e tyre,kaq te ligj sa ndyjne gjithe tjeret.
      Turp,turp,turp

  4. Me vjen keq o vellezer e motra, po paskeni gjet “xhami per tu fal”. Po ambasadroja Kimete eshte zv. e Elisa Spiropalit, te pakten me mire te kishit protestuar te minitrja e propagandes direkt, sesa ke zv. ministrja.

  5. po shqipetaret qe jane ne te gjithe vendet e botes nuk i gjykon njeri si ju o mjerane qe gjykoni bashkekomesit tuaj si veriot jugor myzeqar etj por shtetet e huaja i sistemojne i japin shhtepi i paguajne qerane dritat dhe ngrohien dhe i japin dhe nga 4oo euro per person jo si ketu qe per oligarket te marrin shtepine dhe te lene ne qiell te hapur p behuni pashke me kete se neser mund tju ndodhi ju dhe nuk do ju ndihmoje njeri nga indiferenca juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.