• |
ide | kryesore

Kapja e shtetit/Si u shndërruan Rama dhe ministrat në avokatët e çmimit rekord të karburanteve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak ditë më parë Shqipëria u rendit në vendin e 35 të Transparency International për perceptimin e korrupsionit, krah vendeve të tjera të varfëruara nga ky fenomen. Renditja e administratës shtetërore si një nga më të korruptuarat në Europë nuk habit më askënd. Rastet e marrjes së ryshfetit nga policët, mjekët, mësuesit dhe punonjësve të tjerë shtetërorë janë rutinë.

Por një rast i mirë për të kuptuar se sa të kapur janë qeveritarët e niveleve më të larta të qeverisë ka qenë kjo e enjte, kur në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë sharjet, cinizmi dhe ankesat për çmimin e naftës. Menjëherë kryeministri dhe ministrat u vunë në lëvizje.

Paradoksalisht, ata nuk flasin për masat që do të marrin për t’i zbutur efektet e rritjes së çmimit, por në vend të kësaj e justifikojnë, madje paralajmërojnë rritje të tjera.

Ka qenë ekzemplare papërgjegjshmëria e Ministres së Financave, Delina Ibrahimi këtë të enjte, që u shndërrua në zëdhënëse e oligarkëve të karburantëve duke paralajmëruar rritje akoma më tej të çmimit të karburanteve në muajt në vazhdim. Kur gazetarët i krahasuan çmimin e naftës në Shqipëri me atë të Zvicrës, Ibrahimi u tha:

“Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj si në Zvicër? Do të publikojmë një analizë të detajuar. Do ta bëjmë publike që të gjithë të jenë të qartë se sa është pesha e taksave dhe e rritjes së çmimit dhe pse rritja me 8 lekë është ndikuar apo jo. Çmimet e bursës për naftën kanë muaj që kanë në rritje, ka që në vitin 2020, rritja do të vazhdojë edhe për një 6-mujor tjetër” tha Ibrahimaj.

Sinqeriteti i Ibrahimit u parapri nga një fjalim i Arben Ahmetajt në parlament. Ai tha se edhe në 2009, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, çmimi i naftës ka qenë i njëjti.

“Sa është çmimi sot i naftës? Sot është midis 190 lekë dhe 194 lekë. (Përgjigjet sallës) Po, unë falas e kam, se unë lëviz me këmbë. Ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca? Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë atëherë, sot është 27 lekë. Pse ka qenë çmimi njëlloj kur taksa ka qenë më e ulët? Cila është arsyeja. Të thuash që e ka pasur fajin qeveria e atëhershme, është naivitet. Siç është sot naivitet ajo që thoni, qeveria, qeveria, qeveria. Ka të bëjë me tregun, ka të bëjë me strukturën e çmimit. është hequr ngarkesa nga makinat dhe është vendosur te çmimi i naftës. është hequr taksa, qoftë cilindrata dhe një qeveri është sovrane të vendosë një strukturë çmimi dhe taksimi në favor të efektivitetit fiskal. Pyetja ngelet. Nuk i ikim dot, Pse në 2009 dhe 2010 çmimi ishte 192 dhe 193 dhe taksa 7 lekë, dhe sot është po aq por taksa 27 lekë” u shpreh Ahmetaj.

Ndërkohë Edi Rama ka preferuar ta kalojë lumin me një gënjeshtër aq të trashë, sa edhe ai vetë vështirë ta besojë. Ai tha se për të përballuar rritjen e çmimit të naftës, ai do t’u rrisë rrogat qytetarëve. Vendin për ta lëshuar këtë “lajm” e gjeti mes komenteve të qytetarëve në Facebook.

“Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen” ka shkruar Rama në silin e tij alla “çun lagjeje”.

Çfarë i detyron qeveritarët të bëhen avokatë të rritjes së çmimit të naftës? Arsyet mund të jenë vetëm ato që shkruhen në raportet katastrofike të perceptimit të korrupsionit, ku flitet për kapjen e shtetit, oligarkinë dhe qeverisjen nga interesat klienteliste të biznesmenëve të fuqishëm.

Megjithatë mbetet për t’u parë shifra që do të arrijë profecia e Ministres së Financave, për rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës. Jemi ende në fillim të mandatit të tretë./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/07/09/shpjegimi-pse-po-rritet-cmimi-i-naftes/



9 Comments

  1. Dhe ju që i binit në qafë prijësit për kartmonedhat me prerje 10,000 Lek se ishin për korrupsion dhe kriminalitet, por jo o mosmirënjohës se ato pranojnë vetëm euro, ato prerjet duhen për inflacionin që pritet të rimëkëmbë ekonominë!

  2. Është tragjike që akoma në Shqipëri, megjithë eksperiencëm kriminale të diktatorit stalinist , “liderit global” Enver Hoxha, opinionistët mediatikë vlerësojnë si “liderë karizmatikë” e në të njejtën kohë si “kafshë politike” , liderët e modelit të tij.
    Dëgjoj një nga korifejtë e opinionizmit mediatik shqiptar, që deklaron publikisht në ekranet televizive, pa ju skuqur faqja, se Lulzim Basha, nuk mund të jetë një lider politik, pasi është njerëzor e parimor, e për këto veti na qenka “proçedurial ” e “burokrat”, e nuk është “kafshë polirike”, nuk është “karizmatik” ???????????????????????????.
    Po kujt i hyjnë në punë liderët “kafshë politike”, veç pjesës së kafshëruar të shoqërisë ?
    Njeriu vlerësohet për parimet e humanizmin e tij e jo për kafshërinë.

  3. A ka me bythqir se Ram poturja qe thot jam i majt e shkon e mburret qe ne Shqiperi nuk ka sindikata. A keni par ndonje te majt qe te bej kaq shum politika te djathta, duke pasuru oligarket dhe veten e duke ja fut shtreses me ne nevoj. Nje palaco idjot qe i duket vetja super star kur deri tani pervec pordheve te medhaja, asnje mut gjeje nuk ka ber. Edhe Sali non-grata ka punuar me shum. Ca te bejm, skemi opozit se opoziten e kan monopolizu non-gratat per hallet e veta e per te mbrojt gjen e vjedhur. Na e shpifen Shqiperin keta moterqira politikan.

    1. Kjo puna e te djathteve qe maskohen si te majte vini re se eshte sh. e perhapur ne bote nga forcat sorroiste si taktike ne pergjithesi. Ata ja kane keshillu me c’duket mosndryshimin emrit te PiSit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *