• |
ide | kryesore

Kosova tërhiqet për masat anti-Covid: Kufirin e kalon vetëm me dy doza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë ne Kosove është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës dhe jo tre.

Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa baret dhe restorantet do të punojë deri në orën 23:00.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *