• |
ide | kryesore

Meta: Ju tregoj çfarë fola me Berishën në Pallatin e Brigadave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se për koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’ me LSI, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kishte folur me Ilir Metën, Presidenti e ka mohuar këtë fakt. Ai tha se nuk ka asnjë vendimmarrje në LSI dhe në opozitë.

“Takimin me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama.

Ç’punë kam unë me LSI?! S’kam pasur asnjë rol në vendimmarrjen e LSI dhe të opozitës gjatë kësaj periudhe, A ju kam dhënë këshilla? Po! Ata s’i kanë dëgjuar kurrë këshillat e mia. Iu kam thënë; mos ikni kurrë nga parlamenti. Gjetën rastin që isha unë jashtë vendit, dhe e bënë fakt të kryer sikur ua kërkoi populli. E njëjta gjë me zgjedhjet vendore. S’mbaj asnjë përgjegjësi për aktet e opozitës”, – pohoi presidenti në News24. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *