• |
ide | kryesore

Meteorologia detrohet të bëjë parashikimin e motit me bebin e saj në krahë (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Meteorologia Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 Neës ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë: nga shtëpia. Që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe.

Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin, por çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit të quajtur Fiona. Sikur ta dinte që mamit i duhej të dilte në ekran, bebushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi. “Më ndanin vetëm disa minuta nga puna dhe bebi u zgjua. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta merrja me vete dhe të dilnim të dyja. Producenti më pa pak çuditshëm, por unë isha shumë e sigurtë sepse e dija si do të sillej ajo. Sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe ishte e lumtur. Isha e bindur!”- tregon Rebecca.

Videoja është bërë shpejt virale dhe shpërndarë në rrjete sociale ku meteorologia përgëzohet për mesazhin që transmetoi në fund të gjithë kësaj. “Kjo është jeta e vërtetë. Këtë po bëjnë të gjithë. Njerëzit duhet të punojnë, fëmijët e tyre mund të jenë sëmurë, apo të jenë duke qarë aty përtej kompjuterit të punës. Eshtë një sfidë më vete kur ke fëmijë, por është diçka që po e bëjmë të gjithë. Pse duhet t’i fshehim?”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *