• |
ide | kryesore

Nënë Liza në protestë: Kemi prej 19 janarit që flemë jashtë, kjo është luftë brenda për brenda

-Instant, Lajme, Të fundit



Banorët e “5 Majit” në Tiranë u mblodhën për të protestuar sërish përpara Parlamentit këtë të enjte, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare. Nënë Liza, e moshuara që është kthyer tashmë në simbol të protestës së banorëve të “5 Majit”  ishte sërish sot përpara Kuvendit. Ajo kërkoi ndër të tjera që të marrin kontrata të rregullta për pronat e tyre. Ajo deklaroi se kanë që në 19 janar që flenë jashtë dhe se bashkia iu ka dhënë letra false.

“Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra false. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, tha nënë Liza për mediat.



3 Comments

  1. coini nga kane ardh keta te Tokes Xanum te flejne prap me arushen dhe hane patate te ziera e laker te bardhe

    1. Po ca e mban veten ti mer te shkerdhefsha fisin? Keta nese e kane bere e kane bere me gjak e duke punu me djerse dhe e kane blere token dhe te gjitha. Mbroji hajdutat o te qifsha robt mbroji qe duan ti marin pronen tjetrit per te bere kullat e tyre te pastrimit te lekut te kokaines. Ju jeni per tju qire motrat o morra rilindje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *