• |
ide | kryesore

Pekin 2022, Rënie e tmerrshme gjatë kërcimit: Rina Yoshika rrezikoi të mbetej e paralizuar

-Instant, Sport



Frikë dhe ankth në pistat e snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Snowboardistja japoneze Rina Yoshika ka dëmtuar shpinën në një aksident të tmerrshëm gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në garën e slopestyle. Yoshika, e renditur në vendin e 12-të në botë, ra keq në një kërcim gjatë seancës së stërvitjes së lirë.

Stafi mjekësor nxitoi për ta ndihmuar dhe iu deshën rreth 20 minuta për ta stabilizuar dhe për ta vendosur në një slitë për ta zbritur nga kodra. Zyrtarët olimpikë japonezë thanë se 22-vjeçarja ka pësuar një dëmtim të shtyllës kurrizore, por për fat ajo nuk mbeti e paralizuar. Yoshika do të kthehet në shtëpi menjëherë pas trajtimit për dëmtimet e marra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *