• |
ide | kryesore

SHBA përjashton nga ushtria të gjithë ushtarët e pavaksinuar

-Instant, Lajme, Planet



Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë  e ushtrisë. Ky është vendimi i ushtrisë amerikane, theksuar se vaksinimi është vendimtar për të mbrojtur dhe ruajtur gatishmërinë e ushtrisë.

Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021. Shumica e ushtarëve në detyrë  kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 efektivë të Forcave të Armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për t’u stërvitur, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Wormath.

“Ushtarët e pavaksinuar paraqesin një kërcënim për ushtrinë,” shtoi ai.

Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të përjashtojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *