• |
ide | kryesore

Avokati i Tahirit kërkon cigare për ish-ministrin: O Viso, çoji dy paketa…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun 313 në Tiranë. Për avokatin e Tahirit, ky vendim është i padrejtë ndërsa ka theksuar që do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Sot Tahiri siç e patë kishte mundësinë të mos vinte. Por ai insistoi. Sot do shkojë në drejtorinë e policisë dhe më pas ai do sistemohet. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Do përgatisim edhe argumentet.” tha Maks Haxhia.

Ndërkohë Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.“ O Viso, o Viso, coji dy paketa cigare aty. Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *