• |
ide | kryesore

Basha flet kundër politikanëve “të paprekshëm” në Shqipëri. Por cilët janë ata?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një një takimi me demokratët e njësisë “numër 4” në Tiranë, Lulzim Basha reagoi duke përmendur “politikanët e paprekshëm”. 

Në një reagim në Facebook, Basha shprehu vendosmërinë për të ndryshuar politikën në Shqipëri dhe për të nxjerrë jashtë saj, “politikanët e paprekshëm”. 

Por kush janë të paprekshimit politikanë që përmend Basha? Nga deklaratat e tij të përparshme lidhur me trekëndëshin e Bermudës mund të konkludojmë se ata janë Edi Rama, Ilir Meta dhe armiku i sapo zbuluar Sali Berisha.

Megjithatë, çudia që vjen nga reagimi në Facebook është se duket sikur Basha e fut edhe veten në këtë grup politikanësh të paprekshëm, pasi propozon që “vendosmëria” për të sjellur një ndryshim të vërtetë nis nga vetja. Është e vështirë të ndash çfarë është më e paqartë në këtë reagim. A e fut veten Basha tek ky grup? Apo se çfarë presupozon ai me vendosmërinë për të sjellë ndryshimin e vërtetë.  ©Lapsi.al 



6 Comments

  1. A e kuptoni se Basha edhe Veliaj, jo vetem qe jane te pashkolle dhe as skuqen e as zverdhen kur genjejne, por nuk kane as fjalor. Nuk dine te lidhin dy fjale pervecse te rrejne e te rrejne pa fund. Keta te dy, bashke me hajdutin me çizme ne krye te qeverise, jane fatkeqesia e ketij vendi per gjirhe kete shekull.

  2. Ky flet sikur vet ka hyre dje ne politik ,dhejo sikur ka qen 8vjet minister, 4 vjet kryetar bashkie dhe 9vjetkryetar partie,ky hoqet se nuk din ose nuk kupton kur thot politikanet e paprekshem .Ka humbur 4-5 zgjedhje nuk ka ber zgjedhje te ndershme ne parti dhe eshte akuzuar per korupsion kur ishte minister ,akuzohet per marveshje me ramen ne afera koruptive ,dhe qe nuk ben asnje reagim per t’i kundershtuar akuzat,sulpon antaret dhe simpatizantet e partise qe drejton i kur ata protestojne ,denigron figurat e partise qe kane nje kontribut dhe sakrific me shume se ai dhe qe meritojne me shume se ai dhe njerzit qe jane bashkngjitur per interes dhe cdo vje e kan marr gati pa asnje kontribut .Kujt tjeter i thote politikane i pakapshep ? A fut dhe veten e tij? Kujton se jemi budallenj dhe nuk kiptojme gje ?.

  3. Ky eshte per ti qire robt, por jo me pak dhe atyre te G29 qe u kompleksuan nga Amerika, qe he ti japim kohe, he ta kuptoje vete, he ta leshoje vete. Ky duhesh nxjerre per leckash ate dite qe votuan 4954 delegate ne kongres kundra.

    Gjithsesi, ky do ike shpejt por dëmi i perditshem qe po i shkakton opozites dhe rrjedhimisht Shqiperise eshte shume i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *