• |
ide | kryesore

Dënimi Tahirit, Basha: Akuzat e PD kanë qenë të vërteta. Në krye të bandës është Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg. Vendimi u mor sot nga Apeli i GJKKO, të cilët vendosën 5 vite heqje lirie për ish-ministrin e Brendshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryedemokrati shprehet se vendimi i sotëm për ish-ministrin dëshmon se akuzat e bëra nga PD për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ishin të vërteta. Për kreun e opozitës, në krye “të bandës” është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilëson si njeriu që mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për ta zvarritur dënimin e Tahirit.

REAGIMI BASHES

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!” 



5 Comments

  1. osh bo si fuga, del per cdo gje

    o lulush do te hash burgun si ti , si bardhi, si salianji, ka me jua fut rama

    rama shiti lefterin qe ka nje mal me leke , peshe goxha e rende e nuk e rrujti

    rama shiti tahrin qe e kishti si karin e vet,

    ti o kokrra e baxhelles ke per tu shit shume here me shpjet dhe shume here me lire. burgu te pret o baxhelle

  2. Ishte Sali Berisha dhe Jozefina Topalli qe denoncuan avionet e mushkonjave, te ishte per ty …

    Gjithsesi Tahiri do beje nja dy dite burg sa per sy e faqe, sa per te justifikuar entuziazmin e Kimit, se drejtesia po triumfon… hipokrizi e gjalle. A thua se Tahiri e beri me koke te vet planin e kanabizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *