• |
ide | kryesore

Gjykata e Elbasanit lë në burg 13 zyrtarët e burgjeve, merrnin ryshfet për futjen e sendeve të paligjshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë “Arrest me burg” për 13 nga të arrestuarit, nga operacioni policor “Trinomi”, i ekzekutuar 3 ditë më parë. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre lidhen me futjen e lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. Ndërsa në këtë veprimtari të paligjshme dyshohet të jenë përfshirë edhe biznesmenë lokalë.

Mësohet se masa është dhënë sot vetëm për 13 zyrtarët e burgjeve, të cilët bashkëpunonin me të dënuarit duke marrë ryshfet në këmbim të lejimit të futjes së sendeve të paligjshme, drogë, alkool, bixhoz, etj. Nga operacioni u arrestuan 28 persona, 13, zyrtarë në qeli, 2 arrest shtëpi dhe 13 janë të dënuarit që u është komunikuar vepra e re penale me të cilën do të përballen përpos dënimit që po vuajnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *