• |
ide | kryesore

Meta: Të shenjtërohet Kushtetuta, të mos ndryshohet kurrë më pa referendum nga populli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta deklaro  Shqipëria nuk duhet të trajtohet si plaçkë, e për këtë qëllim ai thotë se duhet të shenjtërohet Kushtetuta dhe të mos ndryshohet pa referendum nga populli.

Presidenti i cilëson si dramë ndryshimet kushtetuese të PS-PD të vitit 2008, ku u kalua në lista të mbyllura dhe që sipas tij, kanë sjellë një demokraci fasadë.

“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë.” – shkruan Ilir Meta në Facebook.



3 Comments

  1. Me do e shenjetroni kushtetuten ??!!!
    Po ka ku shkon me e shenjte sac e bete ti sala dhe rama ne 2008 ?!!!
    Sa i peshtir je o gjalles primitive. Je bere i padurushem.

  2. Po ça kushtetute është kjo ju këtë e bete prostitute duke fut duart tuaja të ndyra.
    Kjo duhet gris e duhet bërë një nga e para po shenjteruat këtë na late në dorë të kurves
    Së aty janë ligjet me të poshtra që e kane shkaterru këtë vend.

  3. Ky robi boni greve urie ne 2008 qe te mos u ndryshonte kushtetuta. I mire i keq per kete pike i kan dale parashikimet si me qen Nostradamus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *