• |
ide | kryesore

Saga e Tahirit/ Si nisi, ku gaboi dhe datat që çuan në burg ish-ministrin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë këtë të premte natën e parë në qelinë e burgut 313 ku ndodhen persona që ai vetë ka dërguar atje. E kishte parandjerë që gati 5 vite më parë në 19 tetor të vitit 2017 kur në një intervistë në “Opinion” deklaronte: “Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë”.

Edhe pse e thoshte ndoshta atëherë nuk e besonte. Tashmë është realitet. Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit la në fuqi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin, madje duke hequr edhe mundësinë që ai ta shlyejë dënimin në shërbim prove.

Që nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë dhe kanë qenë të shumta endjet nëpër gjykata të 42-vjeçarit. Por çfarë ka ndodhur. Lapsi.al sjell më poshtë një kronologji të momenteve më pikante dhe datave më të rëndësishme të historisë së Saimir Tahirit.

Shtator 2015

Akuzat e para ndaj Saimir Tahirit për lidhje me grupin e “Habiljave” të njohur në zonën e Vlorës për trafik droge nisën të ngrihen me forcë nga opozita që në vitin 2013, menjëherë sapo ai u ul në karrigen e ministrit të brendshëm në qeverinë “Rama 1”. Akuzat më të forta i bëri ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani që u arratis nga vendi sapo ndaj tij u ngrit akuza për dekonspirim të aksioneve të policisë. Zagani foli nga arratia në shtator 2015 duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme Audi me targa AA 003 GB nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.

“…subjekti që më interesonte u fut te ky “Audi” i zi me targë AA 003 GB! Të nesërmen sapo u futa në zyrë, nuk më mbante kurioziteti për një ditë më parë dhe u futa në sistemin e targave për të verifikuar këtë targë që shënova në Vlorë. Sa e hap, më del që pronar i mjeti ishte një emër Saimir Bashkim Tahiri! Mu duk si emër i njohur. Ishte dhe emri ministrit ashtu, por prapë nuk isha i bindur dhe u futa në TIMS dhe verifikova emrin e mësipërm, si dhe hyrje-dalje të kësaj makine! Mbeta një moment si i hutuar sepse në monitor më doli pikërisht fytyra e personit që tashmë ishte ministri im! Qesha si pa kuptuar dhe i thirra shefin tim! Shefi vjen dhe i them: “Shiko ça më del këtu”. Ai shikon fytyrën e ministrit dhe më thotë: “Po, është ministri jonë pse pyet?” Kështu i shpjegova se si arrita deri sa më doli fytyra e ministrit në sistem. Ai me të qeshur ma kthen: “Je i vonuar, ka kohë që e din mbarë policia si s’e ditke ti?!”

Në atë kohë Tahiri, por edhe shefi i tij, kryeministri Edi Rama i injoruan dhe mohuan me forcë akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”.

16 tetor 2017

Këtë datë Saimir Tahiri nuk do ta harrojë lehtë. Policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave pjesë e një rrjeti narko-trafikantësh shqiptarë të cilët mbaheshin nën përgjim prej së paku 2 vjetësh. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëriri i famshëm i Saimir Tahirit.

17 tetor 2017

Një ditë më pas Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime dhe hetime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, – thuhej në dosjen e hetuesve italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, – shkruhej në një paragraf tjetër.

18 tetor 2017

Në Tiranë ishte hapur “Kutia e Pandorës”. Ish-ministri i Brendshëm që tashmë ishte zgjedhur deputet në radhët e Partisë Socialiste për Tiranën ishte vënë në “syrin e ciklonit”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu menjëherë në lëvizje. i nisi që atë ditë një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Kujtojmë që mazhoranca nuk u nxitua. Nuk e thirri që atë ditë Këshillin për Mandatet Imunitetin dhe Rregulloren, por priti. Opozita këmbëngulte: “Saimir Tahiri duhet t’i dorëzohet drejtësisë. Duhet pranuar menjëherë kërkesa e prokurorisë”. Por mazhoranca po priste duke u justifikuar me procedurat.

19 tetor 2017

Përpara dosjes me akuza të rënda, paraditen e së enjtes Kryeministri Edi Rama dha sinjalin parë se e kishte “shitur” atë që deri dje ishte krahu i tij i djathtë. Në një reagim në Facebook, Rama shkroi pak rreshta: “Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.

Me lot në sy Tahiri ka dalë në mbrëmje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Me zërin dhe mjekrën që i dridhej dhe një fytyrë të zbehtë ai u drejtohej gazetarëve se rrezikonte prangat: “Lorenc, (Vangjeli) unë po arrestohem, unë po shkoj në burg. Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo”– thoshte Tahiri.

20 tetor 2017

E premte. Ora 11. Mblidhet Këshilli për Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren. Ndryshe nga një ditë më parë ish-ministri i Brendshëm nis të tregojë dhëmbët duke lëshuar mesazhe të koduara. Duke dalë nga shtëpia e tij ai u tha gazetarëve një shprehje të njohur të Ramës: “Nuk keni parë asgjë akoma”. U përfol se kishte pasur edhe një takim me tone të larta mes Tahirit dhe Ramës ku ish-ministri i kishte thënë kreut të qeverisë se “po të fundosej do ta merrte me vete”, por kjo ende nuk ka për t’u konfirmuar derisa ndonjëri nga të dy të shkruajë libra në moshën e pensionit.

Diçka kishte ndryshuar. Po frynin erëra të tjera.

Në këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit socialistët vazhdojnë të fshihen pas procedurave. Duan të fitojnë kohë pavarësisht presionit. Të gjitha mediat dhe sytë e publikut. Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryeson grupin e hetuesve lexon akuzat.

“Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në çdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie. Na rezulton që ka biseda komprometuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal. Aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje”.

Komisioni për mandatet nuk vendos të premten. Pas një mbledhje maratonë që zgjati deri në orët e pasdites, me votat e mazhorancës u vendos që fjala e fundit të jepej në një mbledhje që do të zhvillohej të hënën, pasi “duhej të shqyrtoheshin provat”. Ndërkohë Rama që ndiqte gjithçka nga TV poston një tjetër mesazh në Facebook ku dukej qartë për herë të parë sulmi ndaj prokurorëve të çështjes.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit, politikës, medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund” – shkruan Rama.

Të premten nuk u morr vendim për heqjen e plotë të imunitetit të Tahirit që mund të sillte arrestimin e tij. Avokatët kërkuan 3 ditë kohë, por Gramoz Ruçi dha vetëm 24 orë. Vendimi do të merrej të shtunën.

21 tetor 2017

Maxhoranca dha sinjalin e fortë kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas një mbledhjeje që zgjati rreth 8 orë, 5 anëtaret e PS në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit refuzuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij. Fjalën e fundit do ta thoshte Kuvendi.

23 tetor 2017

Përpara se Kuvendi të vendoste me votë për Saimir Tahirin duhet që pas 4 ditësh të dilte të fliste me zë dhe me sigurt, Edi Rama. Fjala e tij në grupin parlamentar mëngjesin e së hënës do të mbahet mend për mënyrën se si ai iu drejtua Tahirit duke mos kursyer edhe epitetet, “dru i shtrembër” dhe “vemje”.

“S’besoj se ka nevojë të them këtu, pse do të ishte zhgënjimi më i rëndë në kujtesën time dhe mësimi më i hidhur i jetës sime në shërbimin publik, nëse do të zbuloja në fund të kësaj historie se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kanë besuar e mbështetur me gjithsej, pas meje, kaq shumë njerëz, po një vemje, e cila e turpëron fjalën njeri!” – do të thoshte ndër të tjera Rama.

Kreu i qeverisë për herë të parë sulmoi hapur edhe prokurorët e çështjes.

“Ku u gjet ky zell i panjohur, i një Prokurorie Krimesh të Rënda që s’ka lëvizur gishtin qëkur ka lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare, si të dyshimta e shumë të dyshimta madje, për të përdorur terma juridikë, në pasqyrën e viteve të jetës së asaj Prokurorie?”

25 tetor 2017

E mërkurë. Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur për imunitetin e Tahirit. Vendimi tashmë ishte marrë. Rama e kishte marrë sërish në mbrojtje Tahirin. Kjo pavarësisht presionit të opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Për të shuar zhurmën ai sajon një tjetër çështje. Sapo Kuvendi voton me shumicë votash të mos lejojë arrestimin e Saimir Tahirit duke pranuar vetëm bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës, Rama del jashtë sallës së seancave plenare dhe në oborr sulmon fort gazetarët.

“Jam këtu për tu marrë me ju sepse jeni pjesë e problemit. Jeni të pashkolluar. Ikni lexoni. Ato kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: “Po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës. Ju jeni për t’u qarë hallin dhe unë ju përgjigjem si ma do e bardha zemër” – u tha Rama gazetarëve duke tentuar të mbulojë zhurmën që kishte hapur çështja Tahiri.

Çfarë ndodhi më pas…

Më pas pasuan 6 muaj të gjatë ku emri i Saimir Tahirit herë dukej sikur zhdukej nga kronikat, por sërish rikthehej fuqishëm. Sa më shumë afronte data e vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit aq më i fortë bëhej emri i ish-ministrit të brendshëm. Ndërkombëtarët kërkonin “peshq të mëdhenj” përpara drejtësisë. Dhe Rama dukej i gatshëm t’ua jepte. Emri i Saimir Tahirit e ndoqi deri në Bundestagun gjerman ku iu tha troç në fytyrë se qeveria e tij kishte mbrojtur nga arrestimi një ministër të akuzuar për korrupsion. Sapo Rama kthehet në Tiranë, Tahiri rikthehet në Kuvend. Bën një tjetër deklaratë në dukje kërcënuese ndaj shefit të tij. “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë mua…” – do të thoshte Tahiri para sallës së Kuvendit. Beteja duket se kishte nisur sërish. Rama mes dy zjarreve. Në njërin krah Brukseli, Uashingtoni dhe opozita në krahun tjetër Tahiri.

3 maj 2018

Saimir Tahiri dorëzon “vullnetarisht” mandatin e deputetit. Në një fjalim të gjatë ai tha se do ta kërkonte drejtësinë deri në fund si qytetar i lirë. Në deklaratën e tij nuk munguan akuzat për Ramën dhe për Xhafajn. U sulmuan prokurorët, por edhe diplomatët e huaj. Tahiri tha se nuk do të bëhej “kurban” për integrimin.

Në reagimin e tij të parë pas dorëheqjes së Tahirit, Rama u duk i qetë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ai tha se “ky ishte një akt dinjitoz” se ai “nuk kishte gisht”, “nuk e kishte ditur më herët”, “nuk ia kishin kërkuar ndërkombëtarët” dhe se “kjo nuk kishte lidhje me hapjen e negociatave”. Për analistët ishte dukshëm një marrëveshje mes të dyve.

12 maj 2018

Një ditë pasi KQZ vendosi zëvendësimin e Tahirit në Kuvend, prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij dhe masën “arrest me burg”. Gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Ky vendim për opozitën është pjesë e lojës Rama – Tahiri për tu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Në këtë mënyrë Rama thotë se e ka dorëzuar atë në duart e drejtësisë, në krahun tjetër, në prapaskenë bën gjithçka që Tahiri t’i shpëtojë burgut.

29 tetor 2018

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, merr vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se: “Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.”

19 shtator 2019

Ishte data kur Gjykata e Krimeve të Rënda e asaj kohe mori vendimin e parë për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkoi në burg, por do të kalonte për 3 vite në shërbim prove. Gjykata rikualifikoi akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

26 qershor 2020

Edhe Tahiri edhe prokuroria e apeluan vendimin e shkallës së parë. 9 muaj më pas Gjykata e Posaçme e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara vendosi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë, pasi ish-ministri ishte dënuar për një vepër penale, për të cilën as nuk ishte hetuar dhe as gjykuar, pra për shpërdorim detyre. Vendimi u apelua nga Tahiri në Gjykatën e Lartë.

2 tetor 2021

Në këtë datë Gjykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe anëtar Ervin Pupe vendosi të rrëzonte vendimin e 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin, duke rikthyer çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese edhe një herë në Gjykatës së Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë konstatoi se trupi gjykues i Apelit nuk ishte formuar në mënyrë të rregullt. Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tjera në rekursin e Tahirit, sidomos në lidhje me provat, duke theksuar se vlerësimi i provave është atribut i gjykatës së faktit.

Pas këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Apelit ngriti një trupë të re gjyqësore për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën. I gjithë ky proces prodhoi vendimin e kësaj të premteje ku Tahiri u dënua përfundimisht me 3.4 vite burg. Gjykata hoqi shërbimin e provës, duke çuar ish ministrin në burg.

Tahiri solli para medieve një vendim të Gjykatës italiane që i kishte mbyllur atje hetimet. Fillimisht Tahiri pretendoi se për të atje nuk kishte një hetim. 3 ditë më pas hetimi në Katania filloi. Më pas ai tha se Saimiri që dilte në përgjime ishte një kamionist, ndërsa më pas pranoi se bëhej fjalë pikërisht për të.

Vlen të përmenden edhe lidhjet e tij me shoferin Orest Sota, paratë e gjendura në makinën e tij, patentat e skafeve të Tahirit të kapura gjatë arrestimit të Sotës në përpjekje për t’i ikur policisë në Elbasan. Sota sot e ka lënë qelinë ndërsa Moisi Habilaj pas dënimit të dhënë nga apeli i gjykatës së Katanias është arratisur nga arresti shtëpiak dhe sot është i lirë. ©LAPSI.al



30 Comments

      1. populli nuk ka për ta marrë vesh asnjëhere se cila është e vërteta. Ashtu siç nuk do të merret asnjëherë vesh, nëse ajo që ndodhi me kanabizimin në 2014-2015 ishte një zhvillim i rastësishëm apo vendim politik i maxhorancës për të mbajtur me serum ekonominë në vdekje klinike. Nëse ka qenë e dyta, Saimir Tahiri, është thjesht dëm kolateral. I gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Vendime të kësaj natyre kanë gjithmonë dëme anësore.

    1. hahahah akoma me fajin e ka Saliu o te qifsha motren. Po ju e keni lyer me ngjyre mavi cdo pushtet ne kete vend mor ju qifsha robt. Se fundi dhe opoziten e lyet me ngjyre mavi. Edhe ishullin e fundit, FSHF-ne donit ta lyenit mavi, pupuuuu ca robqirash.

    2. Ky langaraqi dhe gorrja Edvin Kristaqi, jane thjeshte menaxhere te dores se trete, te drogezimit te Shqiperise, padroni dhe ideatori i DROGEZIMIT eshte SOROS, prandaj as kinezi dje dhe koreanoa sot, as kroatja me floke ngyre ndryshku dje as dhe ish-mafiozi sot, as BE dhe as USA, nuk i shihnin dhe nuk i shohin Xibrakat, plantacionet dhe bananet e droges! PSE?! SEPSE droga dhe parate jane te SOROS, KAQ!

      1. Nje denimim qesharak per gjithe ato akuza qe kemi pare dhe degjuar per 7 vjet me radhe qe nga 2014 mos me pare ,por keshtu ndodh kur kercenohet qeveria se ik per lesh Rampalla,po ligji Antimafia per sekuestrim pasurie ne kete rast ku eshte sepse per qytetarin e thjeshte me nje Benz c clas dhe i denuar per nje cigare hashash te vjen ORL arrestim dhe konfiskim pasurie sepse keshtu keta te gjithe do vjedhin nga 420 milion siq jan inciniatoret dhe tjere e te tjere bejn 1 /3 e denimit edhe dalin atehere cfare ngeli ketu do te thote qe korrupsioni te jete i mbrojtur me ligj vidh sa te duash merr nje denim qesharak ben 1/3 e denimit dhe jeto si mbret me breza .Nese kerkohet konfiskimi i pasurse ne skutat me te errreta te çdo zyrtari te larte te korruptuar me Fakte dhe prova ,atehere do te Thema qe ka drejtesi per te gjithe dhe shteti ben perpara dhe nuk ikin nga vendi 400 mijë qytetar nga vendi po kthehen 1 milion dhe investojn ato pak kursime qe kan nga Emigration askush se shet vendin e vet por kur shikon qe keta te vjedhin dhe te zen frymen atehere kjo te ngelet qe te largohesh me dhimbje nga vendi jot.

  1. ore rama eshte kokrra e bythqirit eshte shkerdhat burre, sajmir kurvicka i besoi rames

    i besove rames, shiko ku je sot

    pse rrot kari eshte llull brava qe se ha karemin e rames, e ka honger bardherushe sumshqyera salianji etjj

    rama eshte kokrra e shkerdhates ju i besoni nje rrugaci

    ne burg tiu fuse tiu qije temwen se ashtu e meritoni per trute e kokes qe keni

    burg bejne edhe jevgjit per cigare hashash po jevgjit nuk e hane nga rama i ka msu jeta ta kupjne me ere shkardhaten

    legen djale sajmir tahiri nga ministrat me i miri

    te qiu ne bythe rama

  2. sa me mungon ambasadori Lu, cfare personazhi!

    o kimete baxhella ja ku e ke parardhesin tend Lu qe i dilte ne mbrojtje Tahirit

    Kimete na hongsh mutin e zi, ti edhe donald lu peshkatari, te dy bashke

    amin nje ore e me pare ne pidh te semes te shkosh me tahirin bashke baxhelle femer , kot me te pyt po te shijon anjeza maja?

    bastarde amerikano-varikarse

  3. Me ca kursi bejne konvertimet keta rilindasit? 5 vit burg i kthekan ne 3 vite sherbim prove!

    Dhe ne fund u denua me 3.4 vite me te drejte ankimimi!

    Cunat e Sajes kane arrestuar me mijra fukarenj qe nga korenti, ndonje tulle ne shtepite e tyre dhe madje dhe me vetem nje cigare hashash, e ne fund i kane shkaterruar ne burg me me shume vite sesa Saja.

  4. Sajme, tregoi shoket, se t’jep tata 3 napolona…

    thuji tatës tina, kush te tha tyna me mjell droge

    hec pra se te ka tata xhon

  5. Ky langaraqi dhe gorrja Edvin Kristaqi, jane thjeshte menaxhere te dores se trete, te drogezimit te Shqiperise, padroni dhe ideatori i DROGEZIMIT eshte SOROS, prandaj as kinezi dje dhe koreanoa sot, as kroatja me floke ngyre ndryshku dje as dhe ish-mafiozi sot, as BE dhe as USA, nuk i shihnin dhe nuk i shohin Xibrakat, plantacionet dhe bananet e droges! PSE?! SEPSE droga dhe parate jane te SOROS, KAQ!

    1. Burgun nuk ja uron njeriu askujt.
      Por edhe minister dhe trafikant nuk shkon.
      Krejte keto skenare i ka kurdisure shtriga e gjate….bajga e kristaq perdhunuesit monster.
      Pjella e ndriture e spiuneve te ppshurres se kurvit.
      Gonorre e kuqe.

  6. Saje Tahorrin ne qeli mbreme e kane strehu,
    tere naten e nates e ka gdhire tuj qare si gru,
    “Une per ate Rame edhe per ate Rilindje pra,
    punove rendeshem nate e dite porsi budalla”,

    Tahorri shkrete fort shprese tek Rama shikonte,
    se sido te shkonte puna, burgut do ti shpetonte,
    por nuk e sqaroi njeri kete budall qorr Saje djalin,
    sepse Rama pasi kaloi Lumin, tha Te q…Saje-Kalin!

  7. Kjartazi duket se është ndërhyrja e ambasadës amerikane, që më në fund Saimir Tahiri të hajë nja tre vite e katër muaj burgun.
    Të gjithë gazetarët që janë marë me historinë e gjyqeve të Tahirit, kanë pohuar se në çdo proçes gjyqësor kanë qenë të pranishëm përfaqësues të kësaj ambasade.
    I gjithë ky lum i qelbur komentesh me gjuhë të ndyrë banale për “kinezin Lu” e “koreanen Kim”, burimin e kanë tek “trejëndëshi i Bermudës” siç e ka cilësuar Basha treshen e liderëve rë cilësuar si “kafshë politke” nga opinionistët mediatikë shqiptarë.
    Që të tre liderët “karriznatikë”, në mënyra e kohë të ndryshme, kanë dalë me akuza kundër SHBA duke ndërhyrë në politikën e mbrendëshme të këtij shteti që shqiptarët duhet ti jenë përjetësisht borchllij për ekzistencën e kombit tonë.
    A nuk ishte Rama, i vetmi kryeministër europian që doli publikisht për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane ?
    Rrahin gjoksin si Berisha edhe Meta që ndonëse kanë dalë haptazi kundër politikës së shtetit amerikan, paskan “miq të shumtë” në këtë shtet të fuqishëm tempull të demokracisë, e nuk na thonë se cilët qënkan këta “miq” të tyre.Edhe ambasadori i parë i SHBA që erdhi në Shqipëri e pati mbështetur me forcë Berishën, në një intervistë të kohëve të fundit deklaroi se politikanët mund të ndryshojnë në kahje pozitive e negative, duke aluduar hapur se Berisha ka “ndryshuar” negativisht.

      1. Ndonëse nuk të njoh fare se kush je, do tëmlvinte shumë keq nëse do tëmerja vesh se si idiot që qenke, ke vrarë veten.

    1. “Kjartazi duket se është ndërhyrja e ambasadës amerikane, që më në fund Saimir Tahiri të hajë nja tre vite e katër muaj burgun.”

      Konstatim i sakte.!!
      Te majtet jane mishi i preferuar per ushqim nga amerika dhe BE.
      Se bisedimet me BE qysh ne kohe te Fatos Nanos refuzoheshin nga Brukseli me kerkesen per “reformim” te PS.
      Me pas ne kohe te Rames bundestagun e paska ngacmuar era e majte e politikes shqiptare ne dosjen italiane te droges. Era mutit nga e djathta e saliut sic duket nuk kish efekt ngacmus.

      Rama ka shit gjithcka te usa, kta debile te majte shkojne i besojne rames dmth amerikes. Vari ujkut melcite ne qafe , kjo pune

  8. Prokuroria kerkoi heqje imuniteti deputeti per Saimir Tahirin…
    …dhe grupi i kaqoleve rilindjote te udhezuar nga Rama per here te pare ne tere rastet e meparshme, pranuan ti hiqet imuniteti, por me kusht – Te mos arrestohej !!
    Se Prokuroria duhej te sillte ne salle te Parlamentit provat, pergjimet, gjithcka kishte Dosja Tahiri-Habilaj dhe gjygji te behej aty ne salle Parlamenti nga Blerina Gjylameti, Spiropalja, Lindita Nikolla, Rrahman Rraja, Taulant Balla, Ulls Manja, Xhem Qefalia e sorollopi matufeve rilindjote.
    Pastaj vijuan plot 5 vite zvarritje koti te gjygjit Tahirit deri sa me se fundi me trysnine e plote amerikane (per kete nuk ka asnje dyshim) Drejtesise ju hoq tutela e Qeverise Rama dhe Ministri i Brendeshem i vetem ne glob i perfshire ne afera me grupe Droge, sot me ne fund shkon aty ku ka vendin. Te Burgu.

  9. Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente?

    Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare

    1. pi ilacet se je rende.

      Berisha ka lene pushet ne 2013 sot jemi 2022 9 vjet pa vule dhe firme, si ka ndikuar atehere?
      Nuk te punon truri fare o i mjeri ti

    2. Po pse nuk e ndihmon qeverinë amerikane me këto zbulime që paske bërë si dedektiv për korrupsionin e familjes Berisha, që më së fundi të flasë me fakte Blinken për akuzat që ja ka bërë atij ?
      Nuk ju kam besuar anjëherë këtyre gënjeshtrave të ndyra që kanë përhapur soji i ndyrë i enveristëve për pasurimin korruptiv të familjes Berisha.
      Që dy fëmijtë e tij janë marë me biznes, kjo është krejtësisht e natyrëshme , se pikërisht për të rikthyer sistemin e tregut e biznesit të lirë luftoi e djathta shqiptare.
      E dyshimtë është kur një qeveri e majtë e dalë nga ish partia e punës që shkatëroi tërësisht sistemin e pronës private, dhe e quante SHBA, armikun më të madh të popullit shqiptar, sot na kanë bërë multimilionerët më të fuqishëm të Shqipërisë.
      Ku i gjetën brekgrisurit komunistë kapitallet fillestare për të bërë biznese me fitime milionash euro ?
      Dhëndëri i Berishës vjen nga një familje e pasur që ka trashëguar shumë prona nga familja e tij, e megjithate nuk duket të jetë ndonjë bos i madh i boznesit shqiptar.
      Përse ? Sepse nuk lanë prona publike e private pa gllabëruar rrishtazi komunistët që zotëronin administratën e drejtësinë kur Shqipëria përmbysi sistemin monarkik enverist, ku e gjithë Shqipëria ishte një çiflik i stërmadh i Enver Hoxhës.

      1. Berisha ndonëse ka bërë shumë gabime gjatë ushtrimit të funksioneve të larta që ka pasur, në tërësinë e qeverisjes së tij , por edhe të formimit moral konservator tradicional të malësorëve shqiptarë, është ku e ku më lartë se karagjozi politik Rama.
        Është fakt se ndër mjekët e shquar profesionalisht të Shqipërisë së kohës së diktaturës, ai mbahej jo vetëm si një ndër më të aftit në profesionin e tij, por edhe më i ndershmi që nuk pranonte asnjë lek për shërbimet që bënte.
        Familja për te ka qenë e shenjtë.
        Krahasoje qoftë vetëm për moralin qytetar Ramën me Berishën.
        Si nata me ditën.
        Rama që në rininë e herëshme , përshkruhet nga ish shokët e tij si një djalë arrogant e gojë pisët.
        Është një njollë e madhe morale ngjarja e gjyqit për ndarjen me martesën e parë,
        Pikërisht në kohën kur shiteshte si antienverist, filloi të bëjë biznes me ikona të vjedhura duke i shitur në fillim në Greqi e më vonë nën urat e Parisit , pasi emigroi nga frika se mos e rihnin familjarët që kishin parë ate në pallatet karshi, që dilte nudo, në sy të fëmijve e grave të tyre.
        Nuk dij të ketë ndonjë kryeministër në botë që para se të marë këtë detyrë , të ketë dalë nudo në plazhet publike.
        “Antienverizmi” i Ramës nuk ka të bëjë fare me liritë e normat e moralit demokratik.
        Liberalizmi ekstrem i Ramës nuk ka fare lidhje me lirinë e të drejtat e njeriut që predikon e djathta demokratike, por me liritë e jetës së tij të shthurrur amorale.
        Pikërisht se ka këtë formim e këto bindje kontraverse, ngeli pa u martuar deri në moshën 50 vjeç, edhe atëhere vetëm i detyruar për karrierë pushteti.
        Ky birbo që shitet sikur vlerëson gratë dhe e ka bërë qeverinë shqiptare një qeveri amazonike vetëm me femra, është njeriu më i dhunshëm i tyre.
        Është tepër ofenduese për gratë shqiptare, që ai i angazhon në qeverisje vetëm me bindjen se dhunshëm mund ti komandojë ato më kollaj se burrat.
        Këtë mund ta bejë vetëm një megalloman burracak.
        Për Berishën nuk do të zgjatem më tej, por vetëm mund të them se me lëvizjen e fundit për pushtimin e godinës së selisë së PD me dhunë, fshiu çdo konsideratë pozitive për veten e tij.
        Kam dëgjuar me neveri thirrjet dumbabiste të një grupi militantësh të tij të ngjashme me thirrjet e dikurëshme të militantëve të Enverit
        “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”
        Dikur Enveri l lumturohej këtyre thirrjeve, duke ngritur grushtin komunist lartë si shenjë e grushtit kundër imperializmit amerikan.
        Berisha i gëzohej këtyre thirrjeve për kultin e tij, me dy gishta lartë, që na qenka edhe kjo shenjë e fitores kundër SHBA
        Do ta kisha konsideruar me të vërtetë Berishën si një hero, vetëm nëse ai siç pat deklaruar publikisht, nuk do ta implikonte krijesën e tij, Partinë demokratike, në përballje me SHBA, por do të sakrifikohej duke e ndjekur vetë të drejtën e tij të pretenduar në rrugë gjyqësore.
        Fakti që ai ishte i gatshëm të përçahej Partia Demokratike për personin e tij, nuk e bën kursesi hero, por një burracak.
        ..

  10. Nje denimim qesharak per gjithe ato akuza qe kemi pare dhe degjuar per 7 vjet me radhe qe nga 2014 mos me pare ,por keshtu ndodh kur kercenohet qeveria se ik per lesh Rampalla,po ligji Antimafia per sekuestrim pasurie ne kete rast ku eshte sepse per qytetarin e thjeshte me nje Benz c clas dhe i denuar per nje cigare hashash te vjen ORL arrestim dhe konfiskim pasurie sepse keshtu keta te gjithe do vjedhin nga 420 milion siq jan inciniatoret dhe tjere e te tjere bejn 1 /3 e denimit edhe dalin atehere cfare ngeli ketu do te thote qe korrupsioni te jete i mbrojtur me ligj vidh sa te duash merr nje denim qesharak ben 1/3 e denimit dhe jeto si mbret me breza .Nese kerkohet konfiskimi i pasurse ne skutat me te errreta te çdo zyrtari te larte te korruptuar me Fakte dhe prova ,atehere do te Thema qe ka drejtesi per te gjithe dhe shteti ben perpara dhe nuk ikin nga vendi 400 mijë qytetar nga vendi po kthehen 1 milion dhe investojn ato pak kursime qe kan nga Emigration askush se shet vendin e vet por kur shikon qe keta te vjedhin dhe te zen frymen atehere kjo te ngelet qe te largohesh me dhimbje nga vendi jot.

  11. Si t’ja boj mor une fakiri,
    se po luaj fare nga fiqiri,
    ai Ministri i im ma i miri,
    me doli…Kokerr byth..iri,

    Budallenjte me kane rrethu,
    koke gdhe dhe mendje kercu,
    ndaj jam perbetuar qe me nat,
    ministra te mi do kem vec grat!

  12. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *