• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 12 vite burg, jepet sot vendimi final për Saimir Tahirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet sot të japë vendimin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca pritet të fillojë në orën 13:00.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbret në 8 vite burg për të dy ish-zyrtarët për lidhjet e dyshuara me të ashtuquajturin “Grupi i Habilajve”, vëllezërit e akuzuar për trafik të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria e akuzoi asokohe Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Edhe në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK-u i qëndroi akuzave të ngritura që në fillim ndaj ish-ministrit, Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, duke këmbëngulur në dënimin e tij me 12 vite burgim.

Nga ana e tij, Tahiri i kërkoi trupës gjykuese shqyrtimin me objektivitet të provave e fakteve, duke i mëshuar pafajësisë së tij. Edhe avokati i tij, deklaroi se nuk ka asnjë provë që ta lidhë ish ministrin e Brendshëm me një aktivitet kriminal.

Kjo është hera e dytë që çështja ndaj ish-ministrit Tahiri trajtohet në Apel, pas një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një tjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.



4 Comments

  1. E mere sajo sa shpejt te plaken hallet more bir, po sapo te kane filluar, mos e lesho kaq shume veten.
    Atije ku fo vesh mbaj fjalive, s’ka bur ashtu e bur keshtu qe te denon ty.
    Cope arroganti.
    Mos harro te maresh me vete atije ku do vesh, kostumet qe te kane blere ne milano. Ato firmatot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *